X
GO

Blogu

Kërko Blog

22 nëntor 2021 Autori: Rrustem Loshi

Në botën tonë fizike zakonisht gjërat janë unike. Nëse e kemi një pikturë të varur në muri, askush nuk mund ta bëjë të njëjtën, e as ne nuk mund t’ia dhurojmë një kopje të saj – pasi ajo kopje nuk ekziston.

Ndërsa në botën digjitale është një problem tjetër – e kundërta e atij problemit të botës fizike. Si mund të mbrojmë një punë tonën që ajo të mos kopjohet, pasi kopjimi këtu është bërë shumë i lehtë. 

21 shtator 2021 Autori: Rrustem Loshi

Ajo që i pajton si bizneset ashtu edhe konsumatorët është rëndësia e sigurisë së identifikimit. Për konsumatorët, është e rëndësishme që ata të kenë besim në sistemin e kyçjes në aplikacionet dhe ueb-faqet e bizneseve, pasi ata aty japin informacione të ndjeshme personale. Për bizneset, në anën tjetër, mbajtja e sigurt e atyre informacioneve është me rëndësi jetike – askush nuk e dëshiron publikimin e një njoftimi se siguria e sistemit të tyre është komprometuar.

08 shtator 2021 Autori: Rrustem Loshi

WhatsApp pa dyshim që është aplikacioni më i preferuar në botë për mesazhe, me mbi 1 miliard përdorues në 180 vene të ndryshme të botës. 

Edhe pse WhatsApp përdorë enkriptimin skaj-më-skaj, bashkimi i tij me familjen e Facebook-ut është shqetësues sa i përket aspektit të sigurisë dhe të privatësisë. 

31 gusht 2021 Autori: Rrustem Loshi

Qasja në Internet është  bërë pothuaj pjesë e jetës tonë. Përderisa operatorët na faturojnë shërbimet e tyre të qasjes 3G apo 4G (edhe ashtu të kufizuara), ne shfrytëzojmë WiFi publike kurdo dhe kudo që është e mundur. Kjo është mjaft e përshtatshme, pasi ato sot ofrohen falas kudo në shkolla, kafene, restorante, hotele, aeroporte, madje edhe në rrugë. Mirëpo, a duhet vërtetë të shfrytëzohen këto shërbime WiFi?

31 korrik 2021 Autori: Rrustem Loshi

Në kohën e publikimit të Windows 10 para 6 vitesh (Korrik 2015), Microsoft kishte publikuar se do të ndërpriste zhvillimin e sistemit operativ për klient, duke nënkuptuar që Windows 10 do të ishte sistemi i fundit operativ nga kjo kompani.

Megjithëkëtë, muajin e kaluar Microsoft ka organizuar një ngjarje të madhe ku ndër të tjera ka paralajmëruar se në fund të këtij viti (2021) do të publikojnë sistemin operativ për klient – Windows 11, i cili do të ofrojë një pamje të re të dizajnuar me qëllim të rritjes së produktivitetit dhe kreativitetit. 

RSS
12345678Last

Kërko Blog

Më të shikuarat