Wi-Fi publike janë shumë të përshtatshme qoftë nëse jeni në një hotel apo në një kafene. Problemi është që pikat e tilla shpërndarëse Wi-Fi mund të cenojnë seriozisht privatësinë tuaj, dhe janë, si të thuash, parajsa e hakerëve. Fatkeqësisht, shumica e pikave me Wi-Fi janë të pasigurta dhe përdorën për të kryer sulme “phishing” ndaj informatave tona personale.
Nga ana tjetër, nëse përdorni një VPN ju siguroni të dhënat personale nga sulme të tilla duke krijuar një tunel të sigurt mes pajisjes tuaj dhe serverit të cilit i qaseni në Internet.