Facebook është themeluar në vitin 2004 nga Mark Zuckerberg, i cili në atë kohë ishte në vitin e dytë të studimeve në Shkencat Kompjuterike, ku njëkohësisht kryente edhe studimet për Psikologji. Zuckerberg, fillimisht e kishte publikuar atë me 4 shkurt të vitit 2004 nën emrin thefacabook.com, pasi më parë e kishte zhvilluar një rrjetë të ngjashme me të – facemash i cili u mundësonte studentëve të zgjidhnin personin më të pashëm, bazuar në fotot e ngarkuara në të.
Në fund të Qershorit të këtij viti (2019), Facebook kishte raportuar që kishte 39,651 të punësuar dhe rrjetin e përdornin 2.41 miliard shfrytëzues aktiv për çdo muaj duke pasur rritje prej 8% për çdo vit.
Duke e parë që Facebook është një kompani shumë e madhe dhe ka një numër kaq të madh shfrytëzuesish aktiv, medoemos duhet të ketë një qendër ndihmëse shumë të përparuar.