X
GO

Blogu

Kërko Blog

Çka të bëjmë nëse na hakohet llogaria në Instagram?

  • 22 janar 2021
  • Autori: Rrustem Loshi
  • Numri i shikimeve: 95
  • 0 Komentet
Çka të bëjmë nëse na hakohet llogaria në Instagram?

Instagram është një rrjet social që përdorët shumë nga dizajnerët. Ai u shërben atyre edhe për marketing edhe si mjet për rrjetëzim, si dhe, si një mënyrë për të fituar klient të rinj.

Nëse keni frikë që llogaria juaj në Instagram është hakuar, apo në çfarëdo forme dikush i pa autorizuar ka ndërhyrë në llogarinë tuaj, u rekomandojmë të lexoni në vijim...

Rrip i dorës që i tregon shefit tuaj se sa jeni të kënaqur në punë

  • 18 janar 2021
  • Autori: Rrustem Loshi
  • Numri i shikimeve: 182
  • 0 Komentet
Rrip i dorës që i tregon shefit tuaj se sa jeni të kënaqur në punë

Në shikim të parë rripi i dorës nga silikoni do të duket si një pajisje për matjen e të rrahurave të zemrës kur ju ushtroni apo punoni.

“Bizneset po bëjnë përpjekje maksimale për të qëndruar të lidhur me stafin që punon nga shtëpia. Tani ata mund të pyesin 500 anëtarë përnjëherësh: ’jeni mirë?’ pa patur nevojë të kapin telefonin,” tregon Christina Colmer McHugh, bashkëthemeluese e kompanisë Moodbeam.

Google blenë kompaninë e orëve të mençura Fitbit

  • 16 janar 2021
  • Autori: Rrustem Loshi
  • Numri i shikimeve: 155
  • 0 Komentet
Google blenë kompaninë e orëve të mençura Fitbit

Google publikon blerjen e prodhuesit të orëve të mençura Fitbit Inc., që ka një komunitet prej mbi 29 milion shfrytëzues aktiv.

Marrëveshja prej $2.1 miliard fillimisht ishte publikuar në fund të vitit 2019, por ishte përballur me hetime nga zyrtarët e Unionit Evropian në lidhje me shqetësimet e tyre rreth privatësisë së të dhënave shëndetësore që mblidhte Fitbit dhe se si do t’i përdorte Google këto të dhëna pas blerjes së kompanisë. Në dhjetor Google kishte marrë një pëlqim nga UE me kusht që Google të mos përdorte të dhënat shëndetësore – të mbledhura nga Fitbot – për të shënjestruar reklamat. 

A është robotika e ardhmja?

  • 12 janar 2021
  • Autori: Ragip Avdijaj
  • Numri i shikimeve: 123
  • 0 Komentet
A është robotika e ardhmja?

Teknologjia e robotëve po përparon dita-ditës me hapa të mëdhenj, dhe shumë dilema apo probleme që paraqesin robotët dhe që shoqëria njerëzore i shtyn në një të ardhme të largët, bëhen aktuale, siç është rasti i konkurrencës së pabarabartë midis njerëzve dhe robotëve për këtë punë.

Nga ana tjetër, ndërsa shkenca dhe inxhinieria përmirësojnë zhvillimet e tyre të robotëve, është e mundur të fillohet krahasimi i prototipave aktualë me ato që deri para disa vitesh imagjinoheshin si e ardhmja.

Si të krijojmë një grafik në excel

  • 8 janar 2021
  • Autori: A Selimi
  • Numri i shikimeve: 365
  • 0 Komentet
Si të krijojmë një grafik në excel

Grafiku është shumë i dobishëm kur duam të prezantojmë të dhëna numerike të shumta, p.sh. 100, 200 e më shumë rreshta me të dhëna, të paraqitura në tabelë është goxha telash t’i kuptosh. P.sh. mund të duam ta dimë çmimi i arit në treg a ka ndryshuar gjatë vitit të kaluar apo ka mbetur i njëjtë? Nëse ka ndryshuar si ka ndryshuar? A ka pasur zbritje apo është rritur?

RSS
12345678Last

Kërko Blog

Më të shikuarat