X
GO

Blogu

Kërko Blog

Google blenë kompaninë e orëve të mençura Fitbit

  • 16 janar 2021
  • Autori: Rrustem Loshi
  • Numri i shikimeve: 271
  • 0 Komentet
Google blenë kompaninë e orëve të mençura Fitbit

Google publikon blerjen e prodhuesit të orëve të mençura Fitbit Inc., që ka një komunitet prej mbi 29 milion shfrytëzues aktiv.

Marrëveshja prej $2.1 miliard fillimisht ishte publikuar në fund të vitit 2019, por ishte përballur me hetime nga zyrtarët e Unionit Evropian në lidhje me shqetësimet e tyre rreth privatësisë së të dhënave shëndetësore që mblidhte Fitbit dhe se si do t’i përdorte Google këto të dhëna pas blerjes së kompanisë. Në dhjetor Google kishte marrë një pëlqim nga UE me kusht që Google të mos përdorte të dhënat shëndetësore – të mbledhura nga Fitbot – për të shënjestruar reklamat.

“Marrëveshja gjithmonë ka qenë për pajisjet, jo për të dhënat, dhe ne kemi qenë të qartë që nga fillimi që do të mbrojmë privatësinë e shfrytëzuesve të Fitbit”, ka shkruar në Blog Rick Osterloh, zv/presidenti i Google për pajisje dhe shërbime.

Google po ashtu do të mirëmbajë qasjen në API të Android, që u mundëson pajisjeve si matësit e fitnesit dhe orëve të mençura të lidhen me celularët me Android.

Më tej, kompania do të vazhdojë të lejojë shfrytëzuesit e Fitbit të zgjedhin nëse duan të lidhen ose jo me shërbimet e një kompanie tjetër, me të cilën ata do të jenë në gjendje të sinkronizojnë aplikacionet e tyre të preferuara me llogarinë e tyre në Fitbit.

Karakteristikat e orës së fundit dhe më të avancuar për shëndet dhe fitnes, Fitbit Sense, janë veglat për menaxhimin e stresit dhe mënyrat e reja për menaxhimin e shëndetit të zemrës, duke përfshirë një aplikacion ECG[1] për të regjistruar ritmin e zemrës për simptoma të rrahura të shpejta atriale të zemrës apo Afib.

Me gjurmuesin e tyre të fundit, Inspire 2, Fitbit ka sjellë dizajn dhe tipare të përmirësuara, përfshirë Active Zone Minutes. Fitbit në aplikacionin e tyre kanë shtuar një tabelë të re me të dhënat për shëndetin, i cili u mundëson të gjurmoni dhe të shihni ndryshimet në ritmin e të rrahurave të zemrës, ritmin e frymëmarrjeve, dhe sasinë e oksigjenit në trup.

Sipas Google, këto pajisjet dhe shërbimet më të reja do t’u ndihmojnë të menaxhoni më mirë shëndetin dhe mirëqenien tuaj.

Google thotë që do të angazhohet që të krijoj pajisje dhe shërbime të reja për të ndihmuar shfrytëzuesit në zgjerimin e njohurive, suksesit, shëndetit dhe lumturisë së tyre.

Kompania thotë, “ne besojmë që kombinimi i teknologjisë së Fitbit, ekspertizës së produktit dhe inovacionit në shëndet dhe mirëqenie me Inteligjencën më të mirë Artificiale (AI), softuerin dhe harduerin e Google, do të nxisë më shumë konkurrencën në pajisjet që bartën si orë dore, dhe do të bëjë gjeneratën e ardhshme edhe më të mirë dhe më të përballueshme."

 

 

[1] Elektrokardiogram – metodë e mbledhjes së sinjaleve elektrike të gjeneruara nga zemra.

Print
Kategoria: Lajme
Vlerëso artikullin:
5.0

x

Kërko Blog

Më të shikuarat