X
GO

Blogu

Kërko Blog

06 janar 2021 Autori: A Selimi

Shumë njerëz kanë para të kursyera me të cilat nuk dinë çka të bëjnë. Duke i mbajt të fshehura nën dyshek të shtratit ose në tavan, lëre që s’fitojnë asgjë prej tyre por, i ekspozojnë ndaj rrezikut të vjedhjes, ose më e pakta, ua zhvlerëson inflacioni.

Inflacioni është ai hajni që askush nuk e sheh por që ta futë dorën në xhep e t’i vjedh veç një pjesë të pareve; të tjerat t’i len për të t’i vjedhur më vonë. Kështu për çdo vit t’i vjedhë nga pak deri kur një ditë, edhe pse të gjitha i ke në xhep, s’mund të blesh “sen” me to. Kur, me 100 euro që i ke sot në xhep, shkon në super-market, nuk mund ta blesh të njëjtin harxh që e ke blerë në janar të vitit të kaluar.

30 dhjetor 2020 Autori: Rrustem Loshi

Viti që po lëmë pas ka qenë mjaft i vështirë dhe sfidues për shkak të pandemisë COVID-19. Kjo ka bërë që Bota të shikohet nga një perspektivë tjetër. Si asnjëherë më parë është folur për blerje online, për mësim online, për punë online, dhe gjithçka online.

Megjithatë, për një kategori të njerëzve kjo nuk ka qenë fare sfiduese. Programerët janë mësuar të punojnë nga shtëpia, dhe janë mësuar me jetën online. Faktikisht kjo situatë ka bërë që kërkesa për ta të shtohet dukshëm. 

28 dhjetor 2020 Autori: Ragip Avdijaj

Robotika i bën studentët të kenë një marrëdhënie më të ngushtë me shkencën dhe teknologjinë, veçanërisht në fushat e dijes që gjenerojnë interes të konsiderueshëm tek studentët. Prandaj, programimi i robotëve krijon një sërë përfitimesh për cilësinë e mësimdhënies.

Për t'ju ndihmuar të kuptoni më mirë rolin e robotikës në botën në të cilën jetojmë, ne do të nxjerrim në pah disa nga avantazhet që ajo ofron.

20 dhjetor 2020 Autori: Ragip Avdijaj

Është i pamohueshëm fakti që njerëzit janë gjithnjë e më shume të varur nga teknologjia. Filmat po tregojnë një perspektivë futuristike të lidhur plotësisht, dhe po ashtu  imagjinata nuk përjashton mundësinë e ndodhjes së gjërave të jashtëzakonshme. Megjithëse duket ende e largët, tashmë ekzistojnë disa mjete që janë shumë premtuese, madje të afta të revolucionarizojnë perspektivën që kemi në sektorë të ndryshëm. Në këtë artikull ne flasim për disa mënyra në të cilat robotika mund të ndryshojë botën:

13 dhjetor 2020 Autori: A Selimi

A e keni parë se si disa njerëz janë aq të organizuar, janë shumë të qetë, asnjëherë nuk duken të stresuar dhe gjithmonë i kryejnë punët me kohë, bile shpesh disa ditë para afatit të përcaktuar? A nuk do të doje edhe ti të ishe i tillë? Mund të duket e pamundur, por këta njerëz i kanë disa shprehi të cilave iu përmbahen e falë tyre janë të tillë. Edhe ti mund të jesh njëri prej tyre nëse i mëson dhe i praktikon këto shprehi. Ndiqi disa hapa të thjeshtë për çdo ditë nga pak deri sa të të bëhen edhe ty shprehi dhe ke për të parë se nuk është edhe aq vështirë të jesh i organizuar.

RSS
12345678Last

Kërko Blog

Më të shikuarat