Derisa “coronavirus” është përhapur kudo në Botë, duke përfshirë edhe vendin tonë, ka shtyrë qeveritë, shkollat, dhe kompanitë kudo në botë të marrin masa drastike për të minimizuar ndikimin negativ që mund të ketë kufizimi i lëvizjes së qytetarëve.
Edhe qeveria jonë po punon që të bëjë një zgjidhje, sidomos për nxënësit – pra t’u mundësoi atyre mësimin nga shtëpia. Kjo shton kërkesën për softuer që u mundëson komunikim me video, biseda grupore, për të mundësuar funksionim sa më normal të procesit mësimor.
E njëjta gjë po ndodhë edhe tek bizneset private. Edhe ato po punojnë nga distanca, mbajnë mbledhje, konsultime e takime online.