X
GO

Blogu

Kërko Blog

07 janar 2022 Autori: A Selimi

Shumica e njerëzve që i investojnë kursimet e tyre në bursa të aksioneve, shpesh herë nxitohen me vendimet e tyre për investime. Investitorët shpesh herë i blejnë aksionet sepse një investitor tjetër ia ka rekomanduar atë, ose sepse kanë lexuar disa artikuj në media se aksionet e një biznesi të caktuar janë duke u rritur. 

Nëse vendimet tuaja për investime i merrni në këtë mënyrë, pa ndarë kohë të mjaftueshme për t’ia bërë analizën kompanisë së cilës ia blini aksionet, atëherë gjasat për të bërë investime të gabueshme i keni shumë të mëdha.

22 nëntor 2021 Autori: Rrustem Loshi

Në botën tonë fizike zakonisht gjërat janë unike. Nëse e kemi një pikturë të varur në muri, askush nuk mund ta bëjë të njëjtën, e as ne nuk mund t’ia dhurojmë një kopje të saj – pasi ajo kopje nuk ekziston.

Ndërsa në botën digjitale është një problem tjetër – e kundërta e atij problemit të botës fizike. Si mund të mbrojmë një punë tonën që ajo të mos kopjohet, pasi kopjimi këtu është bërë shumë i lehtë. 

21 shtator 2021 Autori: Rrustem Loshi

Ajo që i pajton si bizneset ashtu edhe konsumatorët është rëndësia e sigurisë së identifikimit. Për konsumatorët, është e rëndësishme që ata të kenë besim në sistemin e kyçjes në aplikacionet dhe ueb-faqet e bizneseve, pasi ata aty japin informacione të ndjeshme personale. Për bizneset, në anën tjetër, mbajtja e sigurt e atyre informacioneve është me rëndësi jetike – askush nuk e dëshiron publikimin e një njoftimi se siguria e sistemit të tyre është komprometuar.

13 shtator 2021 Autori: A Selimi

Prej kur hapet bursa e aksioneve e deri në fund të ditës kur mbyllet, pothuaj çdo minutë, shohim se si çmimet e aksioneve lëvizin poshtë e lartë vazhdimisht, herë u rritet çmimi e herë u bie. Kushdo që e përcjellë ueb faqen nasdaq, nyse etj. e vëren këtë lëvizje në kohë reale.

Çmimi i aksionit reflekton vlerën e kompanisë që e ka emetuar atë. Aksioni ka çmim nominal, të cilin e përcakton kompania në kohën kur themelohet. Prandaj çmimi nominal i aksionit nuk është patjetër të jetë i njëjtë me çmimin e tregut të aksionit. 

Po pse çmimi i aksioneve ndryshon vazhdimisht? A ndryshon pasuria dhe fitimi i kompanisë në çdo minutë?

08 shtator 2021 Autori: Rrustem Loshi

WhatsApp pa dyshim që është aplikacioni më i preferuar në botë për mesazhe, me mbi 1 miliard përdorues në 180 vene të ndryshme të botës. 

Edhe pse WhatsApp përdorë enkriptimin skaj-më-skaj, bashkimi i tij me familjen e Facebook-ut është shqetësues sa i përket aspektit të sigurisë dhe të privatësisë. 

RSS
12345678Last

Kërko Blog

Më të shikuarat