X
GO

Blogu

Kërko Blog

04 maj 2017 Autori: Rrustem Loshi

Tani për tani, ne duhet të presim me minuta apo me orë të tëra para se telefoni ynë mobil apo pajisjet tjera elektronike të mbushen me rrymë. Pritja është një problem që kërkon zgjidhje. Në vitin 2013, një adoleshente Indiano-Amerikane – Eesha Khare kishte një zgjidhje fantastike të këtij problemi.

Me 17 Maj 2013, Khare ishte pozicionuar e dyta, nga 1600 finalist nga më shumë se 70 vende, në një garë ndërkombëtare të “Intel International Science and Engineering Fair” të mbajtur në Phoenix (SHBA). Në atë kohë 18 vjeçare, kishte zhvilluar një super-kapacitor prototip të aftë për të mbushur telefonat mobil dhe pajisje të tjera portative në 20 deri 30 sekonda. Khare ishte shpërblyer me $50,000 për zbulimin e një pajisje të tillë kaq të mrekullueshme dhe të nevojshme.

19 prill 2017 Autori: Rrustem Loshi

Një grup i hakerëve, të cilët më parë kishin deklaruar që kishin vjedhur një numër veglash hakimi (malware, zero-day exploit dhe “implants”) të krijuara nga NSA dhe të cilët ishin popullarizuar vitin e kaluar me publikimin e një numri të këtyre veglave, ka dalë sërish në skenë.

Sot, ky grup ka publikuar akoma më shumë vegla për hakim dhe exploit-e, që ky grup pretendon që i takojnë grupit Ekuacioni “Ecuation Group” – njësi elitare për sulme kibernetike e lidhur me NSA.

16 prill 2017 Autori: Rrustem Loshi

Është viti 2017 dhe hapja e një dokumenti të thjeshtë të punuar në MS Word mund ta komprometoi sistemin tuaj.

Hulumtuesit e Sigurisë janë duke paralajmëruar një lloj sulmi gjithnjë e më të shpeshtë, i cili fshehurazi instalon malware në kompjuterë duke shfrytëzuar një lëshim – akoma të pa përmirësuar – i njohur si “zero-day” në të gjitha versionet e Microsoft Office.

Ky sulm, i cili u zbulua nga hulumtuesit e firmave të njohura të sigurisë McAfee dhe FireEye, fillon me një e-mail të thjeshtë i cili e ka të bashkangjitur (attachment) një ‘word file’ të infektuar i cili mban një objekt “OLE2 link”.

12 prill 2017 Autori: Rrustem Loshi

Jo çdokush ka talent për vizatim. Unë, psh, nuk jam aspak për këtë. Mirëpo, tani Google ka lansuar një eksperiment i cili përdorë algoritmin e “machine learning” (të mësuarit e makinës) për të shndërruar shkarravitjen tonë në një vizatim profesional duke bërë që ne të dukemi sikur po dimë se ç’po bëjmë.

RSS
First1516171819202122

Kërko Blog

Më të shikuarat