X
GO

Blogu

Kërko Blog

13 shtator 2021 Autori: A Selimi

Prej kur hapet bursa e aksioneve e deri në fund të ditës kur mbyllet, pothuaj çdo minutë, shohim se si çmimet e aksioneve lëvizin poshtë e lartë vazhdimisht, herë u rritet çmimi e herë u bie. Kushdo që e përcjellë ueb faqen nasdaq, nyse etj. e vëren këtë lëvizje në kohë reale.

Çmimi i aksionit reflekton vlerën e kompanisë që e ka emetuar atë. Aksioni ka çmim nominal, të cilin e përcakton kompania në kohën kur themelohet. Prandaj çmimi nominal i aksionit nuk është patjetër të jetë i njëjtë me çmimin e tregut të aksionit. 

Po pse çmimi i aksioneve ndryshon vazhdimisht? A ndryshon pasuria dhe fitimi i kompanisë në çdo minutë?

08 shtator 2021 Autori: Rrustem Loshi

WhatsApp pa dyshim që është aplikacioni më i preferuar në botë për mesazhe, me mbi 1 miliard përdorues në 180 vene të ndryshme të botës. 

Edhe pse WhatsApp përdorë enkriptimin skaj-më-skaj, bashkimi i tij me familjen e Facebook-ut është shqetësues sa i përket aspektit të sigurisë dhe të privatësisë. 

31 gusht 2021 Autori: Rrustem Loshi

Qasja në Internet është  bërë pothuaj pjesë e jetës tonë. Përderisa operatorët na faturojnë shërbimet e tyre të qasjes 3G apo 4G (edhe ashtu të kufizuara), ne shfrytëzojmë WiFi publike kurdo dhe kudo që është e mundur. Kjo është mjaft e përshtatshme, pasi ato sot ofrohen falas kudo në shkolla, kafene, restorante, hotele, aeroporte, madje edhe në rrugë. Mirëpo, a duhet vërtetë të shfrytëzohen këto shërbime WiFi?

31 korrik 2021 Autori: Rrustem Loshi

Në kohën e publikimit të Windows 10 para 6 vitesh (Korrik 2015), Microsoft kishte publikuar se do të ndërpriste zhvillimin e sistemit operativ për klient, duke nënkuptuar që Windows 10 do të ishte sistemi i fundit operativ nga kjo kompani.

Megjithëkëtë, muajin e kaluar Microsoft ka organizuar një ngjarje të madhe ku ndër të tjera ka paralajmëruar se në fund të këtij viti (2021) do të publikojnë sistemin operativ për klient – Windows 11, i cili do të ofrojë një pamje të re të dizajnuar me qëllim të rritjes së produktivitetit dhe kreativitetit. 

10 qershor 2021 Autori: Rrustem Loshi

Sado që teknologjia është një arritje e jashtëzakonshme për njeriun ajo ndonjëherë bëhet dëshpëruese për fajin ose më mirë thënë për injorancën e përdoruesit të saj – pra njeriut.

Për të vërtetuar këtë, ju vetëm pyeteni dikë që e ka mbyllur telefonin me çelës sigurie (fjalëkalim, pin, apo model) dhe e ka harruar çelësin dhe nuk mund të qaset më.

RSS
12345678Last

Kërko Blog

Më të shikuarat