Si të kthejmë llogarinë në facebook nëse e harrojmë fjalëkalimin
Facebook™, është një nga rrjetat sociale që ne e përdorim më së shumti.
Pasi e përdorim atë për një kohë – lidhemi me miq, postojmë aty postime të ndryshme etj. – humbja e kontrollit mbi llogarinë tonë aty është një gjë mjaft stresuese. Kjo ndodhë për shkak se tashmë aty kemi gjëra personale si fotografi, video e gjëra të tjera të cilat duam t’i kemi prapë.
Në lidhje me këtë problem, ne jemi kontaktuar nga disa ndjekës të faqes tonë ku na paraqesin forma të ndryshme të këtij problemi. Këto ne i kemi paraqitur të përmbledhura në këtë video.
Në këtë video kemi paraqitur disa mënyra të kthimit të kontrollit mbi llogarinë tonë në Facebook – nëse kemi harruar fjalëkalimin, nëse kemi humbur numrin e celularit me të cilin jemi regjistruar në Facebook, apo nëse kemi humbur kontrollin mbi e-mail adresën me të cilën jemi regjistruar.
Disa nga format e kthimit të kontrollit mbi llogarinë tonë kanë disa kushte, si p.sh. pasja në dispozicion të tre personave për të na ndihmuar rreth kthimit të kontrollit mbi llogarinë tonë. Nëse këta persona nuk i keni regjistruar me kohë si persona që do t’u ndihmojnë në këtë rast, atëherë as nuk do të mund të shfrytëzoni ndihmën e tyre. Se si të regjistroni këta persona që do t’u ndihmojnë në rast se e harroni fjalëkalimin e llogarisë tuaj në Facebook, ne e kemi postuar më herët një video, të cilën mund ta gjeni tek rubrika Kurset, apo në kanalet tona në youtube apo gjirafaVideo.
Përveç kësaj, ne kemi paraqitur në këtë video edhe forma të tjera që besoj do të jenë të dobishme për ju nëse keni probleme të tilla.
Regjistrohu në kanalin tonë në YouTube: http://bit.ly/mlngsub
Në çdo kohë mund të na ndiqni në:

Artikullin mund ta publikoni në rrjetat sociale.