X
GO

Kurset

Kërko Kurse

Ndërgjegjësimi rreth çështjeve të sigurisë së informacionit

Përmes Institutit Kombëtar të Standardeve dhe Teknologjisë (NIST), Departamenti Amerikan i Tregtisë përcakton Sigurinë e Informacionit si: “Mbrojtja e informacioneve dhe sistemeve të informacionit nga qasja, përdorimi, zbulimi, ndërprerja, modifikimi ose shkatërrimi i paautorizuar në mënyrë që të sigurohet konfidencialiteti, integriteti dhe disponueshmëria”. Pra, sipas këtij përkufizimi, Siguria e informacionit (ang. infosec) është mbrojtja e informacionit nga njerëzit dhe organizatat për të mbajtur informacionin të sigurt për veten, kompaninë dhe klientët e tanë.

Si të konfigurojmë llogarinë në PayPal

Në videon e kaluar kur kemi folur për shërbimet që na i ofron kompania PayPal, kemi parë se si të hapim një llogari të re aty dhe si të regjistrojmë aty një kartë krediti.

Ndërsa në këtë video do të shohim se si të bëjmë konfigurimet e nevojshme të llogarisë tonë në PayPal ashtu që të mund ta përdorim atë në mënyrë të sigurt.

Si të sigurojmë llogarinë tonë online

Në këtë video kemi sqaruar në detaje se çka është dhe si të konfigurojmë verifikimin me dy hapa (Two-step verification - 2SV) apo authentikim me 2 faktorë (two-factor authentication - 2FA) për dy llogari online (Hotmail dhe Gmail), mirëpo nga kjo ju mund të mësoni si të konfiguroni sigurine edhe per llogari në domain të tjerë. 

RSS