Përmes Institutit Kombëtar të Standardeve dhe Teknologjisë (NIST), Departamenti Amerikan i Tregtisë përcakton Sigurinë e Informacionit si: “Mbrojtja e informacioneve dhe sistemeve të informacionit nga qasja, përdorimi, zbulimi, ndërprerja, modifikimi ose shkatërrimi i paautorizuar në mënyrë që të sigurohet konfidencialiteti, integriteti dhe disponueshmëria”. Pra, sipas këtij përkufizimi, Siguria e informacionit (ang. infosec) është mbrojtja e informacionit nga njerëzit dhe organizatat për të mbajtur informacionin të sigurt për veten, kompaninë dhe klientët e tanë.