X
GO

Kurset

Kërko Kurse

Si të përdorim VLOOKUP dhe Drop Listën në Excel

Si të përdorim VLOOKUP dhe Drop Listën në Excel

Në Excel,  funksioni VLOOKUP, në kombinim me listat “drop down”, na mundëson të minimizojmë deri në eliminim, gabimet gjatë regjistrimit te të dhënave.

Funksioni VLOOKUP mund të bëhet shumë interaktiv dhe shumë më i fuqishëm nëse aplikohet së bashku me validimin e të dhënave (tek menytë/listat “drop-down”). Kështu që sa herë ju të zgjidhni një artikull nga lista në Excel, VLOOKUP do ta kërkojë artikullin tek tabela referente dhe do ta plotësojë rreshtin me të dhënat përkatëse.

Në këtë video, ne në një vend (minuta 5:32) kemi përdorur një shkurtesë për të formatuar disa të dhëna si Tabelë, të cilën mund ta bëjmë nëse hapim menynë Insert → Table (apo Ctrl+T), me kusht që anash tabelës të ketë së paku një rresht dhe një kolonë pa shënime.

 

 

Regjistrohu në kanalin tonë në YouTube: http://bit.ly/mlngsub

 

Në çdo kohë mund të na ndiqni në:

      gjirafaVideo    

 

Artikullin mund ta publikoni në rrjetat sociale.

 

Print
12391 Vlerëso artikullin:
4.6
A Selimi

x