Në këtë video, kemi paraqitur mënyrën se si subnetohet një IPv4 adresë e klasës B, si mund ta gjejmë IP adresën e një rrjete të caktuar në një mënyrë shumë të thjeshtë, të shpejtë dhe efikase. Në fakt, kemi paraqitur dy mënyra se si të arrijmë deri aty. Një duke e shënuar ‘numrin e rrjetës’ në formën binare dhe një mënyrë tjetër ku nuk kemi nevojë të i shndërrojmë IP adresat në formën binare – dhe këtë e arrijmë përmes formulës:
(x-1)∙n
ku x – numri i subnetit, IP adresën e të cilit dëshirojmë ta gjejmë,
ndërsa n – biti me vlerën më të vogël nga pjesa e rrjetës.