X
GO

Kurset

Kërko Kurse

Si të zgjidhim kubin e Rubikut

Si të zgjidhim kubin e Rubikut

Erno Rubik është një shpikës, skulptor dhe arkitekt hungarez i cili është i njohur për shpikjen e tij të enigmës rrotulluese mekanike, të cilin ai e kishte quajtur “Kubi Magjik”. Rubik studioi skulpturë në Universitetin Teknik në Budapest dhe më pas arkitekturë në Akademinë e Arteve të Aplikuara.

Gjatë kohës sa punoi si profesor në fakultetin e arkitekturës (1971 – 1979), ligjëroi lëndën “gjeometri deskriptive”, ai në punëtorinë e universitetit hartoi modele të ndryshme dhe në vitin 1974 ndërtoi një prototip të një enigme tre-dimensionale të përbërë nga 27 blloqe druri të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën me shirita gome.

Enigma, të cilën Rubik e kishte krijuar si një detyrë për studentët e tij, do të bëhej një fenomen mbarë botëror me 43 kuintilion (1018) kombinimet e tij.

Pasi e patentoi shpikjen e tij, “Kubi Magjik” në vitin 1979 ky patent iu shit një kompanie amerikane të prodhimit të lodrave – “Ideal Toys” të cilët menjëherë e futën në prodhim në masë dhe e prezantuan para një publiku ndërkombëtarë nën emrin “Rubik’s Cube” (Kubi i Rubikut).

Në Kubin origjinal klasik të Rubikut, secila nga gjashtë fytyrat ishte e mbuluar nga nëntë afishe, secila fytyrë ka një ngjyrë të veçantë: e bardhë, e kuqe, e kaltër, portokalli, e gjelbër dhe e verdhë.

Renditja e ngjyrave në kubin e Rubikut është në atë mënyrë që e bardha është në të kundërtën e të verdhës, e kaltra me të  gjelbrën dhe e portokallta me të kuqen. E kuqja, e bardha dhe e kaltra janë rregulluar në drejtimin e akrepave të orës.

Që enigma e ngjyrave të përziera të zgjidhet, secila fytyrë duhet të kthehet dhe të rregullohet që të ketë vetëm nga një ngjyrë.

Kubi i Rubikut korri një sukses të menjëhershëm në mbarë botën, duke fituar shumë çmime si lodra e vitit (Toy of the Year) dhe duke u bërë një element kryesor i kulturës të viteve 1980. Deri më sot janë shitur mbi 450 milionë Kube të Rubik-ut, duke e bërë atë një nga lodrat më të shitura të të gjitha kohërave.

Që kur patenta origjinale skadoi – në vitin 2000, kompani të ndryshme kanë filluar të hartojnë dhe përmirësojnë modelin origjinal, duke bërë kube më të mëdhenj dhe më të mirë. Deri tani, në shitje, ka kube nga 2x2 e deri në 19x19.

Mbështet këtë faqe duke dërguar para përmes PayPal
https://paypal.me/milingonal 

Na ndiqni në:

      gjirafaVideo    

Trajnimin mund ta publikoni në rrjetat sociale. 

 

Print
89 Vlerëso artikullin:
5.0
Rrustem Loshi
Kategoria: Trajnime, Sport, Të tjera

x