Në këtë video do të flasim për një shërbim të pagesave online, gjegjësisht do të flasim për PayPal, që është një nga shërbimet e para dhe më të mirënjohura për pagesa në Internet.
PayPal është një sistem i pagesave online që vepron gati në tërë Botën me rreth 305 milion llogari aktive të cilave u mundëson dërgimin, pranimin, dhe ruajtjen e fondeve në 25 lloje të ndryshme monedhash.