X
GO

Lajmet

Facebook nuk pëlqen që ju të shpërndani artikuj pa i lexuar

  • 11 maj 2021
  • Autori: Rrustem Loshi
  • Numri i shikimeve: 44
  • 0 Komentet
Facebook nuk pëlqen që ju të shpërndani artikuj pa i lexuar

Facebook është një platformë e dizajnuar për shpërndarje të postimeve, mirëpo ajo nuk dëshiron që ju të shpërndani një postim nëse fillimisht ju vet nuk e keni lexuar atë. Kjo ide ka ardhur si pasojë e shpërndarjes së shumtë të lajmeve të rrejshme, dezinformatave, dhe marrëzirave të tjera të cilat shpërndahen çdo ditë në Facebook.

Facebook, ka njoftuar të hënën përmes një postimi në platformë që është duke testuar një atribut që do të nxis shfrytëzuesit të lexojnë artikullin para se ta shpërndajnë atë.

Malueri “Dhelpra ngjyrë vjollce” infekton sistemet e pambrojtura Windows

  • 25 mars 2021
  • Autori: Rrustem Loshi
  • Numri i shikimeve: 270
  • 0 Komentet
Malueri “Dhelpra ngjyrë vjollce” infekton sistemet e pambrojtura Windows

Botnet formohen nga qindra ose mijëra pajisje të hakuara të cilat veprojnë bashkërisht si një rrjet e që kontrollohen nga operatorë kriminal, për tu përdorur pastaj për nisjen e një sulmi “denial-of-network” duke bombarduar organizatën me trafik të panevojshëm (junk) me qëllim nxjerrjen e tyre jashtë linjës (offline). Përveç kësaj, me të marrë këto pajisje nën kontroll, kriminelët mund të përdorin botnet për të përhapur maluer ose spam, ose të instalojnë ransomuer që enkriptojnë skedat në kompjuterët e infektuar.

Hulumtuesit thonë se një botnet që ka në objektiv pajisjet me Windows është duke u përhapur me shpejtësi të madhe, falë një teknike të re infeksioni që lejon që malueri të përhapet nga një kompjuter në tjetrin. 

“Deep Nostalgia” mund të kthej fotot e vjetra në foto lëvizëse

  • 1 mars 2021
  • Autori: Rrustem Loshi
  • Numri i shikimeve: 312
  • 0 Komentet
“Deep Nostalgia” mund të kthej fotot e vjetra në foto lëvizëse

Kompania MyHeritage (Trashëgimia ime), e cila merret me gjenealogjinë familjare, para pak ditësh ka publikuar një shërbim në ueb të cilin e ka emërtuar “Deep Nostalgia” (Nostalgjia e thellë) përmes të cilit keni mundësi të ngarkoni një foto të vjetër, dhe shërbimi ua shndërron atë në një imazh lëvizës (.gif), që të duket sikur personazhi në foto lëvizë derisa merr pozitën e duhur për t’u fotografuar.

Cisco publikon korrigjime sigurie për produktet e veta

  • 26 shkurt 2021
  • Autori: Rrustem Loshi
  • Numri i shikimeve: 418
  • 0 Komentet
Cisco publikon korrigjime sigurie për produktet e veta

Cisco, dje me datë 25.02.2021, në një publikim zyrtarë ka bërë të ditur se ka adresuar një mori pikash të dobëta në Infrastrukturën e saj qendrore të aplikacionit që do t’i mundësonte një sulmuesi anashkalimin e autentikimit në pajisjet e tyre.

Këto dobësi do t’i mundësonin një sulmuesi të largët, të qaset në mënyrë të pa-autorizuar në disa funksione të ndaluara.

Gabimi ishte si pasojë e disa kufizimeve të papërshtatshme në qasje për disa API në rrjet.

Shfrytëzimi i këtyre dobësive do t’i mundësonte një sulmuesi të mësoj disa të dhëna specifike të pajisjes, të krijoj skedarë të mbështetjes teknike, dhe të bëjë disa ndryshime të kufizuara në konfigurim.

Hakerët rus sulmuan Ukrainën me malware

  • 25 shkurt 2021
  • Autori: Rrustem Loshi
  • Numri i shikimeve: 172
  • 0 Komentet
Hakerët rus sulmuan Ukrainën me malware

Ukraina ka akuzuar zyrtarisht hakerët rus për sulmin ndaj sistemit qeveritar Ukrainas, me ç’rast ata kishin tentuar të instalonin dhe shpërndanin dokumente të rrezikshme duke tentuar të instalonin malware në sistemet e autoriteteve publike.

Ky zhvillim ndodhi vetëm dy ditë pas paralajmërimit nga NSDC-s dhe NCCC-s të një sulmi masiv me DDoS duke theksuar ueb-faqet që u përkisnin sektorëve të sigurisë dhe të mbrojtjes, duke mos përjashtuar atë të NSDC-s.  

RSS
12345678

Kurset më të shikuara

RSS