X
GO

Lajmet

ZOOM – Malware i maskuar si aplikacion legjitim

  • 21 shtator 2022
  • Autori: Rrustem Loshi
  • Numri i shikimeve: 255
  • 0 Komentet
ZOOM – Malware i maskuar si aplikacion legjitim

Derisa Cyble Research and Intelligence Labs (CRIL) po kryente ushtrime rutinë të zbulimit të kërcënimeve kibernetike, hasi në një cicërimë (tweet) që përmendte krijimin e shumë faqeve të rreme Zoom, gjë që tërhoqi vëmendjen e hulumtuesve.

Pas kryerjes së hetimeve, analistët e sigurisë kibernetike zbuluan se Vidar Stealer po përhapej në këto faqe.

Shqipëria largon ambasadën e Iranit nga Tirana

  • 9 shtator 2022
  • Autori: Rrustem Loshi
  • Numri i shikimeve: 295
  • 0 Komentet
Shqipëria largon ambasadën e Iranit nga Tirana

Pas hulumtimit të sulmeve kibernetike të 15 Korrikut, ku Shqipëria për disa ditë me radhë u detyrua të ndalë të gjitha shërbimet online të portalit shtetëror e-albania.al për shkak të një sulmi të sofistikuar kibernetik, që më vonë u kuptua që ishte sulm me ransomware, Qeveria Shqiptare, më 7 shtator 2022, u dha afat 24 orë të gjithë diplomatëve të ambasadës iraniane dhe qytetarëve të profilit të lartë të Iranit, të largohen nga Shqipëria.

Autoritetet shqiptare kishin bashkëpunuar me ekspert të Microsoft-it dhe të “Jones Group International” për hulumtimin e këtij rasti dhe për të gjetur një zgjidhje e për kthim në normalitet.

Lamtumirë Internet Explorer

  • 15 qershor 2022
  • Autori: Rrustem Loshi
  • Numri i shikimeve: 409
  • 0 Komentet
Lamtumirë Internet Explorer

Që nga viti 1995 kur ishte publikuar Windows 95, e deri në 2013, Microsoft ka zhvilluar njëmbëdhjetë versione të Internet Explorer për Windows – nga Internet Explorer (IE) 1.0 e deri në IE 11.0.

Më 12 janar 2016, Microsoft ndryshoi politikat e saja sa i përket ciklit jetësor të produktit, për të mbështetur kështu vetëm versionin më të fundit të Internet Explorer të ofruar për çdo version të caktuar të Windows-it.

Pas kësaj date, aplikacioni Internet Explorer do të çaktivizohet. Ai do të zëvendësohet nga Microsoft Edge i ri, i bazuar në Chromium, me përdoruesit që do të ridrejtohen automatikisht te Edge sa herë të tentojnë të hapin IE11.

Microsoft shton skeda në File Explorer të Windows 11

  • 11 mars 2022
  • Autori: Rrustem Loshi
  • Numri i shikimeve: 399
  • 0 Komentet
Microsoft shton skeda në File Explorer të Windows 11

Microsoft ka filluar testimin e skedave në File Explorer në Windows 11.  Shtimi i skedave në File Explorer në Windows 11, nënkupton që ju mund të hapni më shumë se një dosje në një dritare. Microsoft kishte filluar testimin e skedave në aplikacionet e Windows 10, nën veçorinë e quajtur ” sets”, mirëpo e kishte anuluar projektin dhe nuk e kishte publikuar atë për përdoruesit e Windows 10.

Facebook mbron grupet nga keqinformimi

  • 10 mars 2022
  • Autori: Rrustem Loshi
  • Numri i shikimeve: 428
  • 0 Komentet
Facebook mbron grupet nga keqinformimi

Facebook ka shtuar disa veçori të reja për Grupet (në Facebook) që synojnë të ndihmojnë në uljen e sasisë së dezinformatave të shpërndara midis anëtarëve të grupit, siç njofton kompania Meta. Një nga këto opsione i lejon administratorët e Grupit të refuzojnë automatikisht postimet, që kontrolluesit e fakteve të palëve të treta kanë përcaktuar se përmbajnë ndonjë informacion të rremë, në mënyrë që postimi të mos u shfaqet anëtarëve të tjerë të Grupit.

RSS
12345678910Last

Kurset më të shikuara

RSS