As kompania Apple nuk është më e sigurt. Një adoleshent nga Australia, e ka hakuar rrjetin e kësaj kompanie duke depërtuar brenda rrjetit të mbrojtur të kompanisë dhe duke shkarkuar të dhëna prej disa GigaByte.
Edhe pse kompania deklaron se të dhënat e shfrytëzueseve nuk janë prekur, “The Age” shkruan që ai kishte arritur të marrë nën kontroll “çelësat e autorizuar”. Adoleshenti nga periferia e Melburnit të Australisë, të enjten e kaluar është shpallur fajtor nga një gjykatë për të mitur, pasi kishte hakuar rrjetin e kompanisë Apple disa herë brenda një viti.