X
GO

Lajmet

Gjuhët programore më të popullarizuara në botë

Gjuhët programore më të popullarizuara në botë

Java, C dhe C++ mbesin gjuhët më të popullarizuara në botë sipas Indeksit Tiobe të Shkurtit 2018.

Gjuhët e tjera përfshijnë Python, C# dhe Visual Basic.

Visual Basic po ia del mirë në krahasim me gjuhët tjera, përkundër që Tiobe kishte parashikuar që ajo do të zhdukej në pak vite.

CIA E INSTALON NJË VEGËL PËR HAKIM TË KOMPJUTERËVE ME WINDOWS, QË TË HAKOI FSHEHURAZI KOMPJUTERËT NË RRJETË

CIA E INSTALON NJË VEGËL PËR HAKIM TË KOMPJUTERËVE ME WINDOWS, QË TË HAKOI FSHEHURAZI KOMPJUTERËT NË RRJETË

WikiLeaks ka publikuar një grup të informatave në vazhdën e publikimeve “Vault 7”, kësaj radhe në lidhje me një projekt të supozuar të CIAs që i mundësonte agjencisë t’i shndërroj File Serverët Windows në makina të maskuara për sulme kibernetike, të cilat fshehurazi mund t’i infektonin kompjuterët e tjerë brenda rrjetit të caktuar.

Microsoft ka rregulluar tashmë të metat e Windowsit të cilat kishin dalë nga NSA

  • 17 prill 2017
  • Autori: Rrustem Loshi
  • Numri i shikimeve: 3517
  • 0 Komentet
Microsoft ka rregulluar tashmë të metat e Windowsit të cilat kishin dalë nga NSA

Microsoft ka thënë se tashmë janë rregulluar problemet e Windows-it të publikuara nga grupi “Shadow Brokers”. Mjetet e hakimit, me gjasë me origjinë nga NSA, dje kishin dalë online dhe Microsoft ishte në gjendje t’i testoi dhe të konfirmoj se arnimet tashmë janë të gatshme për të gjitha versionet e Windows të cilat i përkrahë. Kjo do të thotë se versionet e vjetra si Windows XP apo Windows Vista mund të jenë akoma të pa-mbrojtura nga të tre rreziqet e publikuara, dhe me gjasë Microsoft nuk do të ofroj arnime për këto versione të Windows-it pasi ato tashmë zyrtarisht nuk përkrahen më nga kompania.

Microsoft më në fund publikon se çfarë të dhënash mbledhë përmes Windows 10

  • 17 prill 2017
  • Autori: Rrustem Loshi
  • Numri i shikimeve: 3416
  • 0 Komentet
Microsoft më në fund publikon se çfarë të dhënash mbledhë përmes Windows 10

Microsoft iu është përgjigjur shqetësimeve për privatësinë në Windows 10 për gati tash e dy vite, dhe siç duket kompania më në fund e kuptoi mesazhin dhe është përgatitur të veproi. Që nga java e kaluar, Microsoft është duke e përditësuar deklaratën e sajë të privatësisë dhe është duke i publikuar informatat në lidhje me të dhënat që ajo i mbledhë si pjesë e Windows 10. “Për herë të parë, ne kemi publikuar një listë të tërë te të dhënave të mbledhura nga diagnostikimi,” ka shpjeguar shefi Terry Myerson në një postim në blogun e kompanisë. “Ne gjithashtu jemi duke i publikuar edhe detajet nga të dhënat të cilat i mbledhim nga shfrytëzuesit gjatë diagnostikimit, si në nivelin fillestar ashtu edhe në atë të avancuar.”

RSS
First234567891011

Kurset më të shikuara

RSS