X
GO

Lajmet

Facebook po zhvillon mjete për trajtimin e përmbajtjes së dhunshme

  • 1 shkurt 2021
  • Autori: Rrustem Loshi
  • Numri i shikimeve: 222
  • 0 Komentet
Facebook po zhvillon mjete për trajtimin e përmbajtjes së dhunshme

Facebook është një kompani gjigande e mediave sociale me mbi 2.7 miliard shfrytëzues aktiv brenda një dite, disa nga të cilët janë ankuar vazhdimisht që kompanitë gjigande të mediave sociale nuk po i kushtojnë vëmendjen e nevojshme reklamave që përfshijnë gjuhë të urrejtjes, lajme të rreme, dhe përmbajtje të ndryshme të dëmshme.

Facebook – si dhe mediat e tjera sociale – angazhohen shumë që të sigurojnë përdoruesit e tyre që këto të fundit kujdesen për mbrojtjen e të dhënave dhe privatësinë e shfrytëzuesve të tyre.

Jo vetëm që platforma thërret që përdoruesit e tyre të jenë të vetëdijshëm, por gjithashtu siguron që ata të jenë të mbrojtur nga çdo lloj përmbajtje fyese. Deri më tash nga Facebook janë bërë shumë investime në transparencën e sistemit. Një shembull tipik i kësaj përpjekje është bordi mbikëqyrës për mbikëqyrjen e përmbajtjes, i themeluar me sugjerimin e Mark Zuckerberg në vitin 2018. Bordi është një organizatë që kontrollon të dhënat që janë postuar në platformë. Që nga themelimi i tij, bordi ka pranuar rreth 20,000 raportime.

Kompania në vazhdimësi është e përkushtuar që për përdoruesit e saj të sigurojë përmbajtje jashtë asaj të urrejtjes apo që mund të dëmtojë vetëbesimin e ndokujt. Zyrtarët e Facebook-ut konfirmuan të Premten se kompania së shpejti do të prezantojë një mjet të ri për reklamuesit përmes të cilit ata do të kenë kontroll mbi llojin e përmbajtjes që do të paraqitet krahas reklamave të tyre.

Facebook është akuzuar më parë nga firma të mëdha si Starbucks dhe Coca-Cola – të cilat e kishin bojkotuar atë – pasi e kishin akuzuar si shkaktare të vdekjes së George Floyd, pasi kompania nuk kishte kontroll mbi gjuhën e urrejtjes në platformën e tyre.

Agjencitë reklamuese janë ankuar vite me radhë se kompanitë e mëdha të rrjetave sociale nuk kanë bërë sa duhet për të ndaluar shfaqjen e reklamave krahas publikimeve që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, lajmeve të rreme dhe përmbajtjeve të tjera të dëmshme. Ndërsa një numër i madh i përdoruesve të mediave sociale ankohen se këto platforma nuk po bëjnë sa duhet për të dekurajuar gjuhën e urrejtjes. Në shtator të vitit të kaluar, kompanitë Facebook, YouTube, dhe Twitter kanë nënshkruar një marrëveshje me reklamuesit e mëdhenj për të frenuar përmbajtjet që nxisin dhunë që do të paraqitet në reklamat (ads) në Internet.

Kompania njoftoj të premten që projekti mund të marrë një vit që të përmbyllet – i cili do t’u mundësojë shfrytëzuesve të paracaktojnë se cilat përmbajtje ata duan ta shmangin. P.sh. një kompani e lodrave për fëmijë mund të zgjedhë një temë si Krime dhe Tragjedi, dhe atyre nuk do t’u shfaqen reklama që përmbajnë filma apo tema të krimit, apo aso të tragjedisë. Kjo vegël fillimisht do të testohet nga një grup reklamuesish, para se ajo të bëhet e mundshme për përdorim të gjerë.

Facebook e ka emërtuar këtë vegël si “kontrollet e përjashtimit të temës[1]”. Aplikacionet dhe ueb-faqet të cilat përdorin Facebook pixel, SDK, dhe API do të preken nga kjo veçori e Facebook-ut. Facebook është konsultuar me agjencitë e biznesit dhe organet e industrisë për të parë se cilët faktor duhet të kishte parasysh gjatë zhvillimit të kësaj vegle.

 

[1] Topic exclusion controls

Print
Kategoria: Lajme
Vlerëso artikullin:
5.0

x

Kurset më të shikuara

RSS