X
GO

Lajmet

Microsoft ka rregulluar tashmë të metat e Windowsit të cilat kishin dalë nga NSA

  • 17 prill 2017
  • Autori: Rrustem Loshi
  • Numri i shikimeve: 1132
  • 0 Komentet
Microsoft ka rregulluar tashmë të metat e Windowsit të cilat kishin dalë nga NSA

Microsoft ka thënë se tashmë janë rregulluar problemet e Windows-it të publikuara nga grupi “Shadow Brokers”. Mjetet e hakimit, me gjasë me origjinë nga NSA, dje kishin dalë online dhe Microsoft ishte në gjendje t’i testoi dhe të konfirmoj se arnimet tashmë janë të gatshme për të gjitha versionet e Windows të cilat i përkrahë. Kjo do të thotë se versionet e vjetra si Windows XP apo Windows Vista mund të jenë akoma të pa-mbrojtura nga të tre rreziqet e publikuara, dhe me gjasë Microsoft nuk do të ofroj arnime për këto versione të Windows-it pasi ato tashmë zyrtarisht nuk përkrahen më nga kompania.

Përgjigjja nga Microsoft erdhi disa orë pas frikës së panevojshme të nxitur nga një numër hulumtuesish të sigurisë, duke përfshirë këtu edhe njërin i cili i këshillonte shfrytëzuesit e Windows që t’i fiknin kompjuterët e tyre gjatë fundjavës. Bile edhe informatori i NSA Edward Snowden kishte shkruar për këtë rrezik, duke deklaruar se “NSA nuk e kishte njoftuar Microsoft-in për këtë gabim". Microsoft-i kishte lënë të kuptohet se NSA nuk e kishte paralajmëruar kompaninë. “Përveç reporterëve, asnjë individ apo organizatë nuk na ka kontaktuar në lidhje me materialet e publikuara nga “Shadow Brokers”", ka deklaruar një zëdhënës i Microsoft-it në një deklaratë dhënë agjencisë Reuters.

Megjithatë, një hulumtues sigurie, "grugq", deklaron që  ka gjasa që NSA tashmë i ka raportuar vet disa nga lëshimet. Derisa Microsoft gjithmonë e pranon burimin e raporteve për lëshimet në siguri, grugq, përmend që nuk kishte njoftime për arnimet (MS17-010) e lëshuara muajin e kaluar që i kishte rregulluar disa nga gabimet e dala nga NSA. Microsoft çuditërisht e kishte vonuar për një muaj arnimin që do të duhej të dilte në Shkurt, një lëvizje kjo e pa precedent, duke u arsyetuar se “problemi ishte i minutës së fundit”. Arnimi i Marsit i kishte rregulluar gabimet e dala nga NSA.

Sido që të jetë, nëse jeni përdorues i Windows 7 ose më të ri atëherë ju nuk keni pse shqetësoheni nga kjo përderisa ju i keni instaluar të gjitha përditësimet nga ‘Windows Update’. Mirëpo, nëse akoma jeni duke përdorë Windows XP apo Vista, atëherë ka ardhur koha të gjeni diçka më moderne pasi ju jeni të ekspozuar ndaj këtyre rreziqeve të sigurisë dhe shumë të tjerave të cilat do të mesin të pa arnuara.

Print
Kategoria: Lajme
Vlerëso artikullin:
5.0

x

Kurset më të shikuara

RSS