X
GO

Lajmet

Microsoft shton skeda në File Explorer të Windows 11

  • 11 mars 2022
  • Autori: Rrustem Loshi
  • Numri i shikimeve: 161
  • 0 Komentet
Microsoft shton skeda në File Explorer të Windows 11

Microsoft ka filluar testimin e skedave në File Explorer në Windows 11. Rafael Rivera, njëri nga zhvilluesit e aplikacionit të Windows-it EarTrumpet, ka zbuluar përkrahjen e skedave të reja të fshehura brenda versionit të fundit testues Windows 11. Kjo veçori duket të jetë një nga shtesat sekrete që së fundi Microsoft ka filluar të testojë në Windows 11.

Shtimi i skedave në File Explorer në Windows 11, nënkupton që ju mund të hapni më shumë se një dosje në një dritare. Microsoft kishte filluar testimin e skedave në aplikacionet e Windows 10, nën veçorinë e quajtur ” sets” (grupet). Kjo përfshinte përkrahjen e skedave brenda File Explorer-it dhe skedat në çdo aplikacion të Windows-it. Mirëpo Microsoft e kishte anuluar projektin dhe nuk e kishte publikuar atë për përdoruesit e Windows 10.

Sidoqoftë, Microsoft duket se po rinovon ndërfaqen e tij File Explorer jo vetëm si pjesë e mbështetjes së kësaj skede. File Explorer i Windows-it ka ekzistuar në sistemin operativ që nga Windows 95 e tutje dhe një sërë projektuesish vazhdimisht kanë krijuar koncepte të ndryshme për ta përmirësuar dhe modernizuar atë.

Ndonëse Microsoft ka bërë disa përmirësime në File Explorer në Windows 11, një zhvillues ka shkuar edhe më tej dhe ka krijuar një aplikacion të ri File Explorer të quajtur “Files App”, i cili mbështet skedat dhe përfshinë tema dhe veçori të tjera moderne.

Tani jemi duke pritur që Microsoft të shpallë zyrtarisht skedat për File Explorer. Shefja e Windows Insider, Amanda Langowski tha muajin e kaluar se kompania "do të komunikonte vetëm për veçoritë që ne po ua mundësojmë qëllimisht Testuesve të brendshëm, të provojnë dhe të japin komentet e tyre". Duke e ditur se sa të kërkuara janë skedat si veçori e File Explorer-it, ne mezi presim të dëgjojmë një njoftim zyrtar të Microsoft-it në lidhje me këtë.

Print
Kategoria: Lajme
Vlerëso artikullin:
5.0

x

Kurset më të shikuara

RSS