X
GO

Lajmet

E ardhmja e llogarisë tuaj në Microsoft është pa fjalëkalim

  • 22 shtator 2021
  • Autori: Rrustem Loshi
  • Numri i shikimeve: 325
  • 0 Komentet
E ardhmja e llogarisë tuaj në Microsoft është pa fjalëkalim

Ne përdorim fjalëkalime çdo ditë për t'u regjistruar në faqet tona të preferuara. Kjo është zhgënjyese kur dihet se shumica e faqeve të internetit i detyrojnë përdoruesit të krijojnë fjalëkalime komplekse që janë të vështira për t'u mbajtur në mend, ta ndryshojnë atë herë pas here, e po ashtu që ai të jetë unik. Dhe po e humbe njëherë fjalëkalimin, në shumicën e faqeve është tepër e vështirë rivendosja e tij.

Askush nuk i do fjalëkalimet. Megjithëse janë shumë të papërshtatshme, ato edhe janë caku primar i hakerëve, dhe janë shkaku kryesor i thyerjeve të sigurisë kibernetike.

Por çfarë alternative tjetër kemi?

Grupi Nigerian sulmon kompanitë me ransomware përmes të punësuarve

  • 23 gusht 2021
  • Autori: Rrustem Loshi
  • Numri i shikimeve: 244
  • 0 Komentet
Grupi Nigerian sulmon kompanitë me ransomware përmes të punësuarve

Së fundi është vërejtur një mënyrë e pa parë deri më tani e infektimit me ransomuer – ku një grup kriminal dërgon e-mail tek disa të punësuar të një organizate duke i joshur ata me oferta të ndryshme me shuma të mëdha parash nëse ata do të pranonin të bashkëpunojnë me kriminelët. 

Dobësi në Google Chrome – përditëso sa më parë

  • 9 qershor 2021
  • Autori: Rrustem Loshi
  • Numri i shikimeve: 329
  • 0 Komentet
Dobësi në Google Chrome – përditëso sa më parë

Nëse jeni duke përdorur Google Chrome në kompjuterët tuaj Windows, Mac ose Linux, duhet ta azhurnoni shfletuesin menjëherë në versionin më të fundit të lëshuar më herët sot nga kompania Google.

Google ka lëshuar një azhurnim urgjent në shfletuesin Chrome për të adresuar 14 të meta sigurie të zbuluara rishtazi, përfshirë një të metë “zero-day” që thotë se po shfrytëzohet me të madhe.

Facebook kundër personave që përhapin dezinformata

  • 31 maj 2021
  • Autori: Rrustem Loshi
  • Numri i shikimeve: 334
  • 0 Komentet
Facebook kundër personave që përhapin dezinformata

Përhapja e dezinformatave në Facebook ka qenë një shqetësim i madh prej kohësh. Kjo për më tepër ka ardhur në shprehje viteve të fundit kur bota po përballej me pandeminë COVID-19.

Facebook, duke dashur që të mos mbahet në mend si mediumi më i madh i dezinformimit në histori, ka premtuar që do të ndërmerr hapa konkret kundër shfrytëzueseve të cilët shpërndajnë në vazhdimësi dezinformata dhe lajme të rreme.

Si të verifikoni llogarinë në Twitter në 2021

  • 26 maj 2021
  • Autori: Rrustem Loshi
  • Numri i shikimeve: 288
  • 0 Komentet
Si të verifikoni llogarinë në Twitter në 2021

Nëse përdorni këtë rrjet social, mund të vëreni që disa shfrytëzues kanë një shenjë dalluese pran emrit të llogarisë së tyre. Kjo shenjë dalluese nënkupton që ato llogari janë verifikuar nga Twitter dhe janë autentike.

Procesi i aplikimit për këtë shenjë dalluese kishte filluar në vitin 2009, me qëllim të identifikimit të llogarive origjinale dhe të besueshme.

Mirëpo kompania kishte filluar të shqetësohej që këto distinktivë po keqpërdoreshin nga disa grupe dhe individ të caktuar, kështu që e kishte pezulluar lëshimin e tyre që nga fund-viti 2017.

RSS
123456789

Kurset më të shikuara

RSS