Pas hulumtimit të sulmeve kibernetike të 15 Korrikut, ku Shqipëria për disa ditë me radhë u detyrua të ndalë të gjitha shërbimet online të portalit shtetëror e-albania.al për shkak të një sulmi të sofistikuar kibernetik, që më vonë u kuptua që ishte sulm me ransomware, Qeveria Shqiptare, më 7 shtator 2022, u dha afat 24 orë të gjithë diplomatëve të ambasadës iraniane dhe qytetarëve të profilit të lartë të Iranit, të largohen nga Shqipëria.
Autoritetet shqiptare kishin bashkëpunuar me ekspert të Microsoft-it dhe të “Jones Group International” për hulumtimin e këtij rasti dhe për të gjetur një zgjidhje e për kthim në normalitet.