X
GO

Blogu

Kërko Blog

CISCO PUBLIKON CERTIFIKIMET E REJA – 2020

  • 25 qershor 2019
  • Autori: Rrustem Loshi
  • Numri i shikimeve: 384
  • 0 Komentet
CISCO PUBLIKON CERTIFIKIMET E REJA – 2020

Nëse jeni duke menduar të filloni një karrierë në teknologji, apo të avanconi në një nivel më lartë në karrierën tuaj, në një botë ku softueri, rrjetat por edhe infrastruktura po bëhen gjithnjë e më të ndërlidhura me njëra-tjetrën, ju duhet patjetër të njiheni me zhvillimet më të fundit në teknologjinë e rrjetave, në siguri, automatizim dhe programim dhe këtë duhet të dëshmoni para menaxherëve të punësimit ashtu që ata të njihen me kualifikimin tuaj. Për këtë është shumë e rëndësishme që ju të posedoni certifikimin adekuat të fushës.

Për ata nga ju që synoni të filloni një karrierë në fushën e rrjetave, apo të avanconi në këtë fushë, atëherë nuk ka dyshim që posedimi i një certifikimi nga Cisco si CCNA, CCNP apo CCIE do të ishte më së e domosdoshme.

Këtë muaj Cisco ka prezantuar ndryshimin më të madh në tërë programin e vet të certifikimeve, që nga CCNA deri tek CCIE, në një konferencë të mbajtur në San Diego (Cisco Live 2019).

Disa nga veçoritë e programit të ri të certifikimeve janë se tani kemi vetëm një program të certifikimit për CCNA, i cili më nuk është i domosdoshëm për certifikimet më të avancuara si CCNP apo CCIE, edhe pse rekomandohet të keni përvojë me rrjetat e Cisco-s prej 3 deri 5 vite për CCNP apo 5 deri 7 vite për CCIE, si dhe ju do të fitoni një certifikim si specialist i fushës vetëm me një provim të kaluar nga programet më të avancuara se CCNA. Risi tjetër e këtij programi janë certifikimet Cisco Certified DevNet që janë të tre niveleve – Associate, Specialist dhe Professional, të cilat u dedikohen zhvillueseve të cilët duan të zhvillojnë aplikacione dhe t’i integrojnë ato me produktet, platformat apo API të Cisco-s. Certifikimet CCNP mund t’i fitoni duke kaluar vetëm dy provime – një të domosdoshëm dhe një tjetër zgjedhor. CCIE fitohet njëjtë, me dy provime. Provimi i dytë është test praktik i cili zgjatë 8 orë (3 orë në dizajn dhe 5 orë në Implementim). Ata të cilët mbajnë certifikimin CCIE apo si titull nderi (Emeritus) për së paku 20 vite, mund të zgjedhin që të mbajnë titullin CCIE Emeritus të përhershëm, pa pasur nevojë të ri-certifikohen.

Certifikimet janë të vlefshme për tre vite si më parë, pas të cilave humbet nëse nuk ri-certifikoheni apo të kaloni ndonjë provim më të avancuar.

CCNA

Me programin e ri të certifikimeve kemi vetëm një certifikim CCNA (CCNA v2.0, 200-301), duke mbyllur kështu programet e veçanta të certifikimit si: CCNA (Cloud, Collaboration, Cyber Ops, Data Center, Industrial, Routing and Switching, Security, Service Provider, Wireless) dhe CCDA.

Mirëpo, me këtë rast është publikuar një certifikim i baras-vlefshëm për zhvillues të aplikacioneve të cilët zhvillojnë dhe mirëmbajnë aplikacione në platformat e Cisco-s – Cisco Certified DevNet Associate.  

Certifikimi nga ky provim do t`u vlej për tre vite, pas të cilave ju mund ta humbisni atë po nuk u ri-certifikuat apo nuk e kaluat provimin tjetër në drejtim të certifikimit CCNP apo CCIE brenda kësaj kohe.

Nëse vizitoni faqen e Cisco Learning, mund të shihni listën e temave për të cilat do të testoheni gjatë provimit për certifikim i cili zgjatë 120-minuta, si dhe përqindjen e pikëve për secilën temë, që do të duket si në vijim.

Network Fundamentals

20%

Network Access

20%

IP Connectivity

25%

IP Services

10%

Security Fundamentals

15%

Automation and Programmability

10%

 

Nëse aktualisht jeni duke e përgatitur ndonjë nga provimet aktuale për CCNA (200-125) apo CCDA (200-310), ju mund të vazhdoni me përgatitjet. Nëse e kaloni provimin para datës 23 shkurt 2020 ju do të fitoni certifikimin CCNA me programin e ri, si dhe një shenjë dalluese si specialist i fushës së caktuar, p.sh. nëse e kaloni provimin CCDA (200-310), ju fitoni titullin CCNA me programin e ri, si dhe specializimin në fushën e dizajnit të rrjetave të Cisco-s.

Nëse aktualisht mbani certifikimin CCENT, ju keni kohë deri me 23 shkurt 2020 që të fitoni titullin CCNA, përndryshe do e humbisni këtë titull, pasi CCENT nuk do të njihet pas kësaj date dhe ju do të mbeteni pa ndonjë certifikim nga Cisco.

Me programin e ri, në vend të CCENT për nivelin fillestar (Entry Level), janë vetëm dy provime – për Enterprise: CCT R&S (640-692 RSTECH) dhe për Qendra te të Dhënave (Data Center): CCT DC (010-151 DCTECH) të cilat janë të një niveli më të ultë se CCNA.

 

CCNP

Sa i përket certifikimit më të avancuar – CCNP, për dallim nga CCNA, kemi disa fusha të specializimit:

CCNP Enterprise

CCNP Collaboration

CCNP Security

CCNP Service Provider

CCNP Data Center

Cisco Certified DevNet Professional

 

Për të fituar njërin nga këto certifikime, ju duhet të kaloni dy provime – një që është i domosdoshëm dhe një provim zgjedhor – i cili, ashtu i vetëm, u jep titullin specialist i fushës edhe nëse nuk jeni CCNP. Më parë ka qenë kusht të keni certifikimin CCNA që të mund t’i nënshtroheni provimit për CCNP, kusht ky që është hequr me programin e ri të certifikimit.

 

Provim i domosdoshëm për CCNP Enterprise është Implementing and Operating Cisco Enterprise Network Core Technologies (ENCOR 300-401), i cili përqendrohet në testimin e njohurive të kandidatit mbi infrastrukturën e rrjetave të ndërmarrjeve duke përfshirë dualitetin e arkitekturës – IPv4 dhe IPv6, virtualizimin, garantimin e funksionimit të rrjetës, sigurinë dhe automatizimin. Këtë provim mund ta përgatisni nga materiali me të njëjtin emër.

Certifikimi i ri CCNP Enterprise zëvendëson certifikimet aktuale CCNP Routing and Switching, CCNP Wireless, dhe CCDP.

Po ashtu ky provim vlen për certifikimin CCIE Enterprise.

Provimet zgjedhore kanë tema si: dizajn i rrjetave, SD-WAN[i], wireless dhe automatizim. Këto provime mund t’i përgatisni përmes kurseve me emrat korrespondues nga Cisco nga këto opsione:

  • Implementing Cisco Enterprise Advanced Routing and Services v1.0 (ENARSI 300-410)
  • Implementing Cisco SD-WAN Solutions (ENSDWI 300-415)
  • Designing Cisco Enterprise Networks (ENSLD 300-420)
  • Designing Cisco Enterprise Wireless Networks (ENWLSD 300-425)
  • Implementing Cisco Enterprise Wireless Networks (ENWLSI 300-430)
  • Automating and Programming Cisco Enterprise Solutions (ENAUTO 300-435)

Programi i trajnimit dhe i certifikimit për CCNP Enterprise u siguron shkathtësitë e nevojshme për zgjidhjen e problemeve reale me të cilat mund të përballeni gjatë punës tuaj si profesionist i rrjetave të Cisco-s në një ndërmarrje.

 

Për CCNP Security ju duhet të kaloni dy provime, njërin që është i domosdoshëm dhe një provim zgjedhor. Provimi Implementing and Operating Cisco Security Core Technologies (SCOR 300-701) është i domosdoshëm, dhe përqendrohet në sigurinë e rrjetave, sigurinë në Cloud, sigurinë e përmbajtjes, mbrojtjen dhe zbulimin për pajisjet fundore, sigurinë e qasjes në rrjet, dukshmërinë dhe përforcimet e sigurisë.

Ky provim është i vlefshëm edhe për certifikimin CCIE Security.

Ndërsa për provim zgjedhor mund të zgjidhni njërin nga provimet nga lista në vijim:

  • Securing Networks with Cisco Firepower (SNCF 300-710)
  • Implementing and Configuring Cisco Identity Services Engine (SISE 300-715)
  • Securing E-mail with Cisco E-mail Security Appliances (SESA 300-720)
  • Securing the Web with Cisco Web Security Appliances (SWSA 300-725)
  • Implementing Secure Solutions with Virtual Private Networks (SVPN 300-730)
  • Automating and Programming Cisco Security Solutions (SAUTO 300-735)

 

Që të fitoni certifikimin CCNP Data Center ju duhet të kaloni dy provime sikur tek provimet e sqaruara më lartë – Implementing and Operating Cisco Data Center Core technologies (DCCOR 300-601) si provim të domosdoshëm dhe një provim zgjedhor nga lista e provimeve të cekura më poshtë:

  • Designing Cisco Data Center Infrastructure (DCID 300-610)
  • Troubleshooting Cisco Data Center Infrastructure (DCIT 300-615)
  • Implementing Cisco Application Centric Infrastructure (DCACI 300-620)
  • Implementing Cisco Storage Area Networking (DCSAN 300-625)
  • Automating and Programming Cisco Data Center Solutions (DCAUTO 300-635)

Certifikimi CCNP Data Center dëshmon për aftësitë e kandidatit për zgjidhjen e problemeve të Qendrave të të Dhënave. Ky program tani përfshinë edhe programimin dhe automatizimin për t’u ndihmuar në shkallëzimin e infrastrukturës së qendrës së të dhënave.

 

Për t`u certifikuar me certifikatën CCNP Collaboration kandidati duhet të kaloi dy provime: Implementing and Operating Cisco Collaboration Core Technologies (CLCOR 300-801) që është provim i domosdoshëm për këtë certifikim dhe për CCIE Collaboration. Ky provim, ndër të tjera, teston shkathtësitë e kandidatit në: Infrastrukturë dhe dizajn, protokolle, kontroll të thirrjeve, kualitet të shërbimit (QoS) dhe aplikacione për bashkëpunim.

Për provim zgjedhor, kandidati duhet të kaloi njërin nga provimet e cekura më poshtë:

  • Implementing Cisco Collaboration Applications (CLICA 300-810)
  • Implementing Cisco Advanced Call Control and Mobility Services (CLACCM 300-815)
  • Implementing Cisco Collaboration Cloud and Edge Solutions (CLCEI 300-820)
  • Automating Cisco Collaboration Solutions (CLAUTO 300-835)

Nëse e kaloni vetëm njërin nga dy provimet e nevojshme për këtë certifikim, ju e fitoni certifikatën: Specialist i fushës.

 

Certifikimi CCNP Service Provider vërteton specializimin e kandidatit për ofrimin e zgjidhjeve profesionale në ofrimin e shërbimeve. Provimi Implementing and Operating Cisco Service Provider Network Core Technologies (SPCOR 300-501) është i domosdoshëm për këtë certifikim, ndërsa për provim zgjedhor kandidati duhet të kalojë njërin nga provimet e renditura në vazhdim:

  • Implementing Cisco Service Provider Advanced Routing Solutions (SPRI 300-510)
  • Implementing Cisco Service Provider VPN Services (SVPI 300-515)
  • Automating and Programming Cisco Service Provider Solutions (SPAUTO 300-535)

Provimi SPCOR 300-501 është i vlefshëm edhe për CCIE Service Provider.

 

Një nga risitë më të mëdha të publikimit të këtyre certifikimeve janë certifikimet për zhvilluesit e aplikacioneve për platformat e Cisco-s, e para e këtij lloji që prej fillimit të funksionimit të akademisë së Cisco-s para 26 vitesh (programi i parë për CCNA – 1993). Programi për certifikim në DevNet vërteton shkathtësitë e zhvilluesve të softuerëve, inxhinierëve DevOps[ii], specialistëve të automatizimit dhe profesionistëve të tjerë të softuerit.

Certifikimi për këtë fushë është i përshkallëzuar në tre nivele, sikur tek certifikimi i profesionistëve të  rrjetave.

 

Certifikimi Cisco Certified DevNet Associate dëshmon për aftësitë e kandidatit në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e aplikacioneve të ndërtuara në platformat e Cisco-s. Certifikimi përbëhet nga një provim i vetëm që përfshinë testimin e aftësive të kandidatit mbi përdorimin e API, njohuri mbi platformat e Cisco-s dhe zhvillimin, zhvillimin e aplikacioneve dhe sigurinë dhe njohuritë mbi Infrastrukturën dhe automatizimin.

Për t’iu nënshtruar provimit nuk ka parakushte, mirëpo është e dëshirueshme të keni një apo më shumë vite përvojë me zhvillimin e aplikacioneve duke përfshirë gjuhën Python.

Kandidati duhet t’i nënshtrohet provimit Developing Applications and Automating Workflows using Cisco Core Platforms (200-901 DEVASC).

 

Cisco Certified DevNet Professional është certifikim më i avancuar që u dedikohet zhvilluesve me eksperiencë prej së paku 3 deri në 5 vite në dizajn dhe implementim të aplikacioneve të rrjetave të Cisco-s, duke fuqizuar kështu organizatat që të shfrytëzojnë potencialin e aplikacioneve, automatizimit, infrastrukturës së rrjetave, Internetit të gjësendeve (IoT), DevOps, dhe Webex.

Për të fituar këtë titull, kandidati duhet të kalojë me sukses dy provime, provimin obligues Developing Applications Using Cisco Core Platforms and APIs (DEVCOR 300-901) dhe njërin nga provimet zgjedhore të renditura më poshtë:

  • Automating and Programming Cisco Enterprise Solutions (ENAUTO 300-435)
  • Automating and Programming Cisco Collaboration Solutions (CLAUTO 300-835)
  • Automating and Programming Cisco Data Center Solutions (DCAUTO 300-635)
  • Automating and Programming Cisco Service Provider Solutions (SPAUTO 300-535)
  • Automating and Programming Cisco Security Solutions (SAUTO 300-735)
  • Implementing DevOps Solutions and Practices using Cisco Platforms (DEVOPS 300-910)
  • Developing Solutions using Cisco IoT and Edge Platforms (DEVIOT 300-915)
  • Developing Applications for Cisco Webex and Webex Devices (DEVWBX 300-920)

Nëse e kaloni njërin nga provimet nga kjo listë, ju fitoni titullin e specialistit të asaj fushe edhe nëse nuk e keni kaluar provimin obligues (DEVCOR 300-901).

Deri më tani Cisco nuk ka publikuar ndonjë program për Cisco Certified DevNet Expert.

 

CCIE

CCIE duke qenë certifikimi më i lartë dhe më i famshëm i Cisco-s, dëshmon që kandidati posedon njohuri të thella teknike të rrjetave të ndërmarrjeve. Programi i certifikimit të ekspertëve më të mirë, rishikohet dhe përditësohet vazhdimisht ashtu që të siguroi një program të pakrahasueshëm për nga kualiteti, rëndësia dhe vlera.

Certifikimi CCIE vjen me disa fusha të specializimit:

CCIE Enterprise Infrastructure

CCIE Security

CCIE Enterprise Wireless

CCIE Service Provider

CCIE Data Center

CCIE Collaboration

 

Programi për Certifikim me CCIE Enterprise Infrastructure përgatitë kandidatët për pozita të ekspertëve në lëmin e teknologjive të infrastrukturës së ndërmarrjeve. Ky program tani përfshinë edhe automatizim dhe programim që t’u ndihmojë në shkallëzim të infrastrukturës së ndërmarrjes.

Edhe pse nuk ka parakushte formale që të plotësohen për t’iu nënshtruar këtij provimi, kandidati preferohet të ketë përvojë në rrjetat e Cisco-s për së paku pesë deri në shtatë vite, dhe atë në dizajnim, implementim, operim dhe optimizim të teknologjisë së rrjetave të ndërmarrjeve dhe në zgjidhjen e problemeve.

Trajnimi që rekomandohet për përgatitjen e këtij provimi mban emrin e provimit, pra Implementing Cisco Enterprise Network Core Technologies (300-401 ENCOR), i cili është i dizajnuar të testojë aftësitë e kandidatit në implementimin e teknologjive bazë të rrjetave të ndërmarrjeve, si arkitekturën ‘Dual Stack’ (IPv4 dhe IPv6), virtualizim, infrastrukturë, sigurim të rrjetit, në siguri dhe automatizim.

Përveç provimit 300-401 ENCOR, kandidati duhet të kaloi edhe provimin praktik i cili zgjatë 8 orë gjatë së cilit provim kandidati do të ketë skenarë të ndryshëm, ku do të testojë aftësitë e veta në tërë ciklin e dizajnimit, instalimit, operimit dhe optimizimit të rrjetave komplekse.

Provimi praktik përbëhet nga 2 module që do të kenë kohë të fiksuar dhe do të ekzekutohen në sekuencë të fiksuar:

  • Moduli 1: Dizajn (3 orë)
  • Moduli 2: Instalim, Operim dhe Optimizim (5 orë)

Programi për certifikim për CCIE Enterprise Wireless e përgatitë kandidatin për pozita të ekspertit në teknologjitë më të fundit pa-tela (Wireless) që përdorën në ndërmarrje dhe përfshinë programimin dhe automatizimin që t’u ndihmoi në shkallëzim të infrastrukturës wireless të ndërmarrjes.

Për të fituar këtë titull, kandidati duhet të kaloi dy provime: Implementing and Operating Cisco Enterprise Network Core Technologies (ENCOR 300-401) dhe provimin praktik CCIE Enterprise Wireless v1.0 i cili zgjatë 8 orë – 3 orë Dizajn dhe 5 orë në Implementim, Operim dhe Optimizim.

 

Programi i ri për certifikim CCIE Data Center përbëhet nga programimi dhe automatizimi dhe përgatitë kandidatët për pozita të ekspertëve të teknologjisë së qendrave të të dhënave.

Certifikimi CCIE Data Center dëshmon për aftësitë e kandidatit në zgjidhjen e problemeve më komplekse të qendrave të të dhënave. Për të fituar këtë certifikim, kandidati duhet të kalojë dy provime: Implementing Cisco Data Center Core Technologies (300-601 DCCOR) si provim të domosdoshëm ku do të testohen aftësitë e tij/saj në rrjeta, kompjutim, rrjeta të ruajtjes së të dhënave, automatizim dhe në siguri, dhe provimin praktik CCIE Data Center (v3.0) i cili zgjatë 8 orë si dy provimet që i sqaruam më lartë.

 

Programi i ri për certifikim në CCIE Security, përgatitë kandidatin për pozita të ekspertit në teknologjitë e sigurisë dhe përfshinë automatizimin dhe programimin për shkallëzimin e zgjidhjeve të çështjeve të sigurisë së rrjetave të Cisco-s.

Për të fituar këtë certifikim, kandidati duhet të kalojë dy provime: Implementin and Operating Cisco Security Core Technologies (SCOR 300-701) i cili provim si i vetëm u jep titullin Specialist i Sigurisë së rrjetave të Cisco-s dhe teston njohuritë e kandidatit mbi sigurinë e rrjetave, sigurinë në Cloud, sigurinë e të dhënave, mbrojtjen e pajisjeve fundore, sigurinë e qasjes në rrjetë dhe në dukshmëri dhe monitorim. Dhe provimin praktik CCIE Security v6.0 që zgjatë 8 orë, sikur edhe provimet e tjera  praktike për CCIE. 

 

Programi për certifikim CCIE Service Provider, përgatitë kandidatët për pozita të nivelit të ekspertit në ofrimin e shërbimeve teknologjike, ku përfshinë automatizimin dhe programimin që t’u ndihmoi në shkallëzimin e infrastrukturës së ofruesit të shërbimit.

Për këtë certifikim, kandidati duhet të kalojë dy provime: Implementing and Operating Cisco Service Provider Network Core Technologies (SPCOR 300-501), i cili teston aftësitë e kandidatit mbi arkitekturën, shërbimet, rrjetat, automatizimin, kualitetin e shërbimit, sigurinë, dhe sigurimin e komunikimit në rrjeta. Dhe provimin praktik CCIE Service Provider v5.0, i cili zgjatë 8 orë si provimet e tjera praktike për CCIE.

 

Programi për certifikim në CCIE Collaboration, përgatitë kandidatët për pozita të ekspertëve të teknologjive të bashkëpunimit, ku përfshinë automatizimin dhe programimin për të ndihmuar ekspertët në shkallëzimin e infrastrukturës së bashkëpunimit.

Për të fituar këtë certifikim, kandidati duhet të kalojë me sukses dy provime: Implementing and Operating Cisco Collaboration Core Technologies (CLCOR 300-801), i cili fokusohet në infrastrukturë dhe dizajn, protokolle, kodekse, dhe pajisjet fundore, gateway të Cisco IOS XE, kontroll të thirrjeve, kualitet të shërbimit, dhe aplikacione të bashkëpunimit, dhe provimin praktik CCIE Collaboration v3.0, i cili zgjatë 8 orë sikur edhe provimet e tjera për CCIE.

 

 

[i] Software-Defined WAN, WAN i përcaktuar nga softueri i cili i lidhë qendrat e të dhënave me degët, për të ofruar menaxhim më të mirë dhe më ekonomik të rrjetave.

[ii] DevOps është një term që përshkruan bashkëpunimin e zhvillueseve (Developers) dhe stafit Operacional gjatë tërë procesit të zhvillimit të një produkti apo shërbimi.

Print

x

Kërko Blog

Më të shikuarat