Botnet formohen nga qindra ose mijëra pajisje të hakuara të cilat veprojnë bashkërisht si një rrjet e që kontrollohen nga operatorë kriminal, për tu përdorur pastaj për nisjen e një sulmi “denial-of-network” duke bombarduar organizatën me trafik të panevojshëm (junk) me qëllim nxjerrjen e tyre jashtë linjës (offline). Përveç kësaj, me të marrë këto pajisje nën kontroll, kriminelët mund të përdorin botnet për të përhapur maluer ose spam, ose të instalojnë ransomuer që enkriptojnë skedat në kompjuterët e infektuar.
Hulumtuesit thonë se një botnet që ka në objektiv pajisjet me Windows është duke u përhapur me shpejtësi të madhe, falë një teknike të re infeksioni që lejon që malueri të përhapet nga një kompjuter në tjetrin.