X
GO

Blogu

Kërko Blog

Microsoft ri-organizon programin e certifikimeve

  • 5 mars 2020
  • Autori: Rrustem Loshi
  • Numri i shikimeve: 440
  • 0 Komentet
Microsoft ri-organizon programin e certifikimeve

Me qëllim që certifikimet nga Microsoft të jenë sa më të orientuara në role dhe jo më të orientuara nga teknologjia, kompania ka paralajmëruar se do të shfuqizoi të gjitha certifikimet MCSA, MCSE, dhe MCSD, si dhe provimet që janë të lidhura për to. Kjo nënkupton që gjithsej do të shfuqizohen 42 provime, dhe 15 certifikime. Këtë Microsoft e kishte paralajmëruar më parë, pra që nga Shtatori i vitit 2018. Që nga ajo kohë, Microsoft ka qenë duke përgatitur provimet drejt orientimit të ri, pra certifikimit të bazuar në role, me qëllim të plotësimit të një boshllëku – siç vlerëson kompania – në mes të njohurive që nevojiten për të kaluar provimin dhe njohurive të nevojshme për të treguar sukses gjatë kryerjes së punëve. Certifikimet e bazuara në role të Microsoft, përputhen me pozitat specifike të punës, shumica prej të cilave të bazuara në “cloud”. Tani, pasi kanë përgatitur të gjitha provimet për orientimin e ri, kompania po planifikon të shfuqizoi provimet e aktuale të cilat janë të orientuara kryesisht nga teknologjia.

Provimet të cilat do të shfuqizohen pas datës 30 Qershor 2020 janë të gjitha provimet për MCSA[1], për MCSE[2], dhe për MCSD[3]. Megjithatë, Microsoft këshillon të gjithë ata të cilët janë duke u përgatitur për t’iu nënshtruar këtyre provimeve, ta bëjnë atë para kësaj date dhe njofton që certifikimet e vjetra do të vlejnë derisa t’u del atyre afati – deri në dy vite nga kjo datë – me ç’rast do të shënohen si joaktive (“inactive”). Po ashtu aktive do të mbeten edhe certifikimet që i mbani – MCSA, MCSE, apo MCSD – deri në këtë afat, pra deri në dy vite pas datës 30 Qershor 2020.

Nëse aktualisht mbani një nga këto certifikime (MCSA, MCSE, apo MCSD), mund të vazhdoni me ndonjë nga certifikimet që janë paraqitur në tabelën në vazhdim:

        (Shkarko shtekun e rekomanduar te certifikimeve)

Në vijim mund të shihni listën e plotë të provimeve të cilat, edhe pse do të mbesin aktive në regjistrin tuaj zyrtare të certifikimeve nga Microsoft, do të skadojnë pas dy viteve nga data e cekur më lartë dhe do të shënohen si “inactive”:

  • MCSA: BI Reporting
  • MCSA: Dynamics 365 for Operations
  • MCSA: SQL 2016 BI Development
  • MCSA: SQL 2016 Database Admin
  • MCSA: SQL 2016 Database Dev
  • MCSA: SQL Server 2012/2014
  • MCSA: Universal Windows Platform
  • MCSA: Web Applications
  • MCSA: Windows Server 2012
  • MCSA: Windows Server 2016
  • MCSD: App Builder
  • MCSE: Business Applications
  • MCSE: Core Infrastructure
  • MCSE: Data Management & Analytics
  • MCSE: Productivity


Kjo merr kuptim kur kemi parasysh ciklin prej dy vitesh të ri-certifikimit nga Microsoft.

Bashkë me skadimin e këtyre certifikimeve, do të skadojnë edhe provimet që janë të lidhura me to, respektivisht provimet e listuara në vijim:

  • 70-333: Deploying Enterprise Voice with Skype for Business 2015
  • 70-334: Core Solutions for Microsoft Skype for Business 2015
  • 70-339: Managing Microsoft SharePoint Server 2016
  • 70-345: Designing and Deploying Microsoft Exchange Server 2016
  • 70-457: Developing Mobile Apps
  • 70-410: Installing and Configuring Windows Server 2012
  • 70-411: Administering Windows Server 2012
  • 70-412: Configuring Advanced Windows Server 2012 Services
  • 70-413: Designing and Implementing a Server Infrastructure
  • 70-414: Implementing an Advanced Server Infrastructure
  • 70-417: Upgrading Your Skills to MCSA Windows Server 2012
  • 70-461: Querying Microsoft SQL Server 2012/2014
  • 70-462: Administering Microsoft SQL Server 2012/2014 Databases
  • 70-463: Implementing a Data Warehouse with Microsoft SQL Server 2012/2014
  • 70-464: Developing Microsoft SQL Server 2012/2014 Databases
  • 70-465: Designing Database Solutions for Microsoft SQL Server
  • 70-466: Implementing Data Models and Reports with Microsoft SQL Server
  • 70-467: Designing Business Intelligence Solutions with Microsoft SQL Server
  • 70-480: Programming in HTML5 with JavaScript and CSS3
  • 70-483: Programming in C#
  • 70-486: Developing ASP.NET MVC Web Applications
  • 70-487: Developing Microsoft Azure and Web Services
  • 70-537: Configuring and Operating a Hybrid Cloud with Microsoft Azure Stack
  • 70-705: Designing and Providing Microsoft Licensing Solutions to Large Organizations
  • 70-740: Installation, Storage, and Compute with Windows Server 2016
  • 70-741: Networking with Windows Server 2016
  • 70-742: Identity with Windows Server 2016
  • 70-743: Upgrading Your skills to MCSA: Windows Server 2016
  • 70-744: Securing Windows Server 2016
  • 70-745: Implementing a Software-Defined Datacenter
  • 70-761: Querying Data with Transact-SQL
  • 70-762: Developing SQL Databases
  • 70-764: Administering a SQL Database Infrastructure
  • 70-765: Provisioning SQL Databases
  • 70-767: Implementing a Data Warehouse using SQL
  • 70-768: Developing SQL Data Models
  • 70-777: Implementing Microsoft Azure Cosmos DB Solutions
  • 70-778: Analyzing and Visualizing Data with Microsoft Power BI
  • 70-779: Analyzing and Visualizing Data with Microsoft Excel
  • MB2-716: Microsoft Dynamics 365 Customization and Configuration
  • MB6-894: Development, Extensions and Deployment for Microsoft Dynamics 365 Finance
  • MB6-897: Microsoft Dynamics 365 for Retail
  • MB6-898: Microsoft Dynamics 365 Human Resources

Duhet kujtuar se Microsoft punon vazhdimisht në përmirësimin e rrugës drejt certifikimeve zyrtare të cilat ata i ofrojnë. Kështu që, besojmë që brenda vitit të ardhshëm mund të kemi më tepër informacion në lidhje me certifikimet e reja të cilat do të publikohen nga Microsoft për të plotësuar boshllëkun që kanë lënë skadimi i certifikimeve MCSA, MCSE, dhe MCSD.

Nëse keni ndonjë pyetje, ju mund t’i referoheni publikimit nga Microsoft, përndryshe besojmë që pas datës 30 Qershor 2020 do të kemi më tepër sqarime nga kompania sa i përket kësaj çështje.

 

 

[1] MCSA – Microsoft Certified Solution Associate

[2] MCSE – Microsoft Certified Solution Expert

[3] MCSD – Microsoft Certified Solution Developer

Print
Kategoria: Blog, Teknologji
Vlerëso artikullin:
5.0

x

Kërko Blog

Më të shikuarat