X
GO

Blogu

Kërko Blog

23 tetor 2018 Autori: Ragip Avdijaj

Të gjithë e dimë që duhet t’i ruajmë fjalëkalimet tona, mirëpo prapë se prapë vjedhja e tyre po bëhet gjithnjë e më e përhapur. Mashtrimet phishing kanë arritur që të kenë sukses në mashtrimin e një numri të madh të njerëzve duke i komprometuar llogaritë e tyre online. Një nga mënyrat më të mira për parandalimin e mashtrimeve phishing është Autentikimi me dy-faktorë.

20 tetor 2018 Autori: Rrustem Loshi

Para disa ditësh Google ka publikuar versionin më të ri të Google Chrome (versioni 70.0) për Windows, Mac dhe Linux.

Ky përditësim vjen pas diskutimesh të shumta që ka nxitur versioni paraprak, sidomos me opsionin e kyçjes automatike – në të cilin version, shfletuesi Google Chrome i kyçte shfrytëzuesit në shfletues pa lejen e tyre sapo ata të hapnin llogarinë e tyre në njërin nga shërbimet si Gmail apo youtube.

15 tetor 2018 Autori: Rrustem Loshi

Muajin e kaluar Google Chrome festoi ditëlindjen e tij të dhjetë. Ai kishte lindur (në shator 2008) në kohën kur tregu ishte i monopolizuar nga korporata Microsoft me shfletuesin e tyre Internet Explorer, i cili në atë kohë kishte më se 68% të tregut global duke lënë prapa dy konkurrentët e vet – Firefox dhe Safari. Për të vështirësuar gjërat edhe më tepër, Microsoft tani planifikonte të hynte edhe në tregun e kërkimit në ueb, gjë që e prekte drejtpërdrejtë kompaninë Google që këtë e kishte shërbimin kryesor.

02 gusht 2018 Autori: Rrustem Loshi

Facebook, Twitter dhe Google, me siguri kanë nga të dhënat tuaja më tepër se sa mendoni. Shqetësimi ynë, nuk është që ata i mbledhin këto informacione (me arsyetimin që të na ofrojnë shërbim më cilësorë), por shqetësim i yni është se çka bëjnë ata me krejt këto informacione?!

21 shkurt 2018 Autori: Rrustem Loshi

Siguria kibernetike (Cybersecurity), është një problem i kamotshëm. Duke u nisur nga të metat kritike dhe dobësitë harduerike (të klasifikuara nga hulumtimet e vazhdueshme rreth mënyrës së ndarjes së aspekteve themelore të arkitekturës së CPU-s) deri tek zgjedhjet e vazhdueshme të tmerrshme të fjalëkalimeve nga shfrytëzuesit.

RSS
12

Kërko Blog

Më të shikuarat