“Orë dore” që të mbron nga Corona-Virusi
Për të mbajtur distancën fizike prej së paku 1.5m nga njeri-tjetri, punëtorët e një kompanie italiane vendosin në dorë një pajisje e cila po nuk u mbajt kjo distancë u njofton përmes një alarmi zanor, përmes dridhjes, si dhe përmes një sinjali ndriçues.
IK Multimedia, e njohur për prodhimin e mikrofonave dhe “dongle[1]” për lidhje të kitarës me celularë, ka shtuar në linjën e saj të prodhimit edhe një produkt të ri që ka të bëjë me pandeminë e virusit korona.
Për t’u siguruar që po respektohet mbajtja e distancës fizike në ambientet e punës, CEO i IK Multimedia, Enrico Iori, është duke përdorë këtë pajisje për të gjithë të punësuarit e kompanisë së tij në Itali dhe në SHBA, të cilat vijnë në formë të orës së dorës, me kapëse që mund të ngjitet në rripin e pantollonave, si dhe me litar që mund të vendoset në qafë.
Safe Spacer, është një pajisje e vogël në formë katrore e dizajnuar me një teknologji të brezit të gjerë e cila, sipas prodhuesit, është 10 herë më e saktë se Bluetooth-i.
Pajisja, e cila kushton rreth €100, mund të vendoset në disa mënyra si: në rrip të pantallonave, si orë dore, në çelësa etj.
Iori ka deklaruar për Bloomberg që në kompaninë e tij nuk ka pasur raste të reja të infektimit me virusin Corona që nga koha e futjes së kësaj pajisje në përdorim. E mira e kësaj pajisje është që, me rastin e mos respektimit të distancës së caktuar fizike ajo lëshon një zë të bezdisshëm të cilin nuk mund ta duroni kështu që me siguri do të mbani distancën.
Opsionet shtesë të sinkronizimit të të dhënave nga disa “access point” u mundëson kompanive të kompozojnë të dhënat e tyre në re (Cloud), ose të i integrojnë ato në një sistem aktual.
Përveç kësaj, kjo vegël është e pajisur me një ID unike dhe me memorie të integruar për të ofruar opsionin e regjistrimit të punëtorëve me qëllim gjurmimi të kontakteve të pa-qëllimshëm.
Pajisja përmban një ID unike dhe memorie të integruar për të regjistruar në mënyrë opsionale emrat e punëtorëve për gjurmimin e kontakteve të paqëllimshme.
Të dhënat e mbledhura nga pajisja mund të lexohen përmes mbushësit të baterisë (S-Charger) derisa pajisja është duke mbushë bateritë, apo pa-tela përmes njësisë S-Bridge UWB. Të dy këto pajisje (S-Charger dhe S-Bridge) mund të lidhen me një PC përmes një kablloje USB për të shkarkuar dhe analizuar të dhënat e mbledhura – të cilat analizohen përmes një softueri që mund ta merrni falas nga Safe Spacer.
Këto mund të vendosen në pozita strategjike të ambientit të punës për të lexuar të dhënat nga pajisjet e punëtorëve, ashtu që të shmangen radhët e gjata.
Kompania siguron që përmes kësaj pajise ruhen vetëm ID e pajisjes dhe distanca, duke mos mbledhë të dhëna personale që cenojnë privatësinë.
IK Media është vetëm njëra nga shumë kompani që po dizajnojnë pajisje që ndihmojnë në ndalimin e përhapjes së virusit corona.
Fitbit dhe Oura smart rings kanë bashkuar forcat me disa universitete për të zhvilluar një algoritëm për pajisjet e tyre për të zbuluar të infektuarit me virusin corona para se ata të paraqesin simptoma fizike.
Samsung, nga ana tjetër, ka zhvilluar një teknologji të re të cilën e ka shtuar në orët e mençura të kompanisë – Galaxy Watch – që i tregojnë shfrytëzuesit të tyre se sa ndërveprime kanë pasur ata gjatë ditës, apo gjatë orës.
Aplikacioni po ashtu është dizajnuar të mësoj shfrytëzuesin dhe të forcoj shprehinë e larjes së duarve të përshkruar në rekomandimet zyrtare të OBSH-së për të ulur përhapjen e infektimit.
Këto pajisje kanë hy në modë duke qenë që pandemia akoma është prezentë kudo në Botë.
Një tipar i kësaj pajisje është bateria që mund të vë pajisjen në funksion me ditë të tëra – deri në një javë – pa pasur nevojë për një ri-mbushje.
Një hulumtim nga WinterGreen ka predikuar që tregu i pajisjeve të këtilla mund të arrij deri në $105 milion deri kah gjysma e vitit të ardhshëm. Kompanitë vënë bast që edhe pasi të kaloi pandemia, pajisjet e tilla do të hyjnë në përdorim në vendin e punës në aspektin e sigurisë dhe në atë të produktivitetit.
[1] Pajisje në formë të USB apo COM që përdorët për lidhje të pajisjeve të jashtme me kompjuter
Tag:corona, dongle, safe spacer, virus