Kina zhduk virusin Corona përmes dritës ultravjollcë
Autobusët publik dhe ashensorët, në Kinë, po rrezatohen përmes dritës ultravjollcë në tentim të pastrimit të çdo mikrobi të mundshëm të “Coronavirusit” në vendet Publike. Nga presioni për masa të rrepta parandaluese të përhapjes së virusit i cili vrau më shumë se 3,100 njerëz në Kinë, disa janë kthyer tek përdorimi i teknologjisë për të mbajtur gjithçka pastër.
Kompanitë e transportit publik në Shangai kanë konvertuar një hapësirë të rregullt pastrimi në një hapësirë dezinfektimi me rreze të dritës UV për autobusë, kështu duke shkurtuar kohën e dezinfektimi nga 40 minuta sa ishte më herët, në vetëm pesë.
“Pas përhapjes së epidemisë, ne kërkuam në mënyrë aktive një metodë më të efektshme të dezinfektimit”, tha një menaxher i një kompanie transporti, për shkak se dezinfektimi me preparate kimike mund të mos ishte edhe shumë efikas, “pasi që nuk mund të depërtonte edhe në qoshe të caktuara brenda hapësirave”.
Ekipi së bashku me një kompani partnere teknologjike, ngriti një sistem pastrimi ultravjollcë dhe tani mjetet e transportit të tij pastrohen me rreze UV.
Stafi vendos autobusin në dhomë, e cila është e pajisur me 210 tuba UV, dhe largohet nga dhoma para se të aktivizoj sistemin UV.
“Pasi kjo metodë rezultoi të jetë efektive, u bënë dy dhoma pastrimi me këtë sistem dhe secila prej tyre mund t’i dezinfektoj deri 250 autobusë në ditë”, shtoi zyrtari kinez.
Me rreth 1,000 autobus që kanë nevojë për dezinfektim çdo ditë, sistemi UV ka zvogëluar kërkesat për fuqi punëtore që ishte e nevojshme për dezinfektim të rregullt të transportit publik.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar që llambat UV të mos përdoren për të sterilizuar duart ose zonat e lëkurës, pasi rrezatimi UV mund të shkaktojë pezmatim të lëkurës.
Ekspertët e shëndetësisë than se drita UV zakonisht nuk përdoret për dezinfektimin e zonave publike, mirëpo mund të jetë efikase nëse bëhet si duhet, dhe se duhet pasur kujdes në përdorimin e saj pasi drita UV mund të shkaktoj edhe kancer të lëkurës. “Dezinfektimi UV përdoret gjerësisht në spitale në mbarë botën pasi pacientët të kenë lënë dhomën e tyre”, thot ai, duke shtuar që “kjo përdoret për patogjenët rezistent ndaj mikrobeve, tuberkulozit, dhe agjentëve të tjerë infektivë.”
Zyrtarë të bankës qendrore të Kinës, kanë thënë në shkurt të këtij viti, se “po dezinfekton dhe izolon kartëmonedhat e përdoruara gjatë kohës epidemiologjike duke përdorur dritën UV në përpjekjet e saj për të luftuar virusin korona.” Kartëmonedhat mblidhen dhe izolohen për më shumë se shtatë ditë, para se ato të futen përsëri në treg.
Gjithashtu ky sistem dezinfektimi ka gjetur zbatim edhe në ashensorët, ku tubat UV instalohen në ashensorë dhe aktivizohet sistemi kur vërehet se brenda ashensorit nuk qëndron njeri.
Tag:coronavirus, kina, teknologji, ultra vjollce, uv