Ç’është IOTA?
Në vitin 2016 në treg ka dalë në qarkullim kripto-valuta IOTA e cila është një bllok (i llogarive bankare) publik i cili nuk funksionon sikur kripto-valutat e njohura Bitcoin, Ether, Ripple etj., të cilët funksionojnë si blloqe të lidhura një pas një duke e formuar një zinxhirë blloqesh. Pra IOTA nuk funksionon në zinxhirë blloqesh, dhe as nuk paguan taksë për transaksione. Emrin e ka marrë sipas funksionit të sajë – Internet Of Things Application – Aplikimi i Internetit të Gjësendeve dhe ajo vepron në një teknologji e cila quhet Tangle, ndërsa monedha e saj quhet MIOTA e cila është e dizajnuar për pagesa me vlera të vogla të cilat mendohet të përdoren nga gjërat (Vetura, Lavatriçe, etj.) në IoT (Internet of Things – Interneti i gjësendeve). Rrjeti i sajë është i dizajnuar ashtu që të mund të trajtoj numër të madh pagesash me shuma të vogla për të mundësuar funksionimin e IoT.
Derisa teknologjia Blockchain funksionon në bazë të pajisjeve që kanë vlerë reale, ajo nuk mund të vije pa disfavoret e saj. Një prej të cilave është tarifa për transaksionet. Sipas dokumentit zyrtar të IOTA-s: Rëndësia e mikro-pagesave do të rritet në një vijë me zhvillimin e hovshëm të industrisë së IoT-s, për arsye se pagesa e një tarife e cila është më e lartë se sa vlera e cila duhet të paguhet nuk është logjike. Dhe pikërisht këtu vije në shprehje përparësia e IOTA-s e cila është dizajnuar që në themel të mos ketë absolutisht ndonjë tarifë për transaksione. Kjo ishte mundësuar nga teknologjia Tangle.
Sipas ZDNet, deri në vitin 2020 do të jenë mbi 20 miliard pajisje të lidhura me njëra-tjetrën. IOTA synon të jetë në ballë të këtij zhvillimi duke krijuar kështu një monedhë për këto pajisje. Çfarëdo komunikimi apo veprimi mes këtyre pajisjesh ka nevojë për një lloje monedhe dhe këtë synon ta zgjidhë MIOTA. Aftësia për të kryer transaksione aty-për-aty dhe pa tarifë, e bënë MIOTA-n monedhë perfektë për përdorim nga këto pajisje.
Ç’është Tangle e IOTA-s?
Përmes teknologjisë Tangle, rrjeta është në gjendje të arrij konsensus pa paguar tarifa për transaksione. Tangle është termi i zgjedhur për DAG të IOTA-s. DAG (Directed Acyclic Graph) paraqet Grafikën Aciklike të Drejtë ku kjo rrjetë bazohet. Në vend që të paketohen në blloqe (sikur Bitcoin, Ethereum etj.) të cilat pastaj lidhjen me njëra-tjetrën, transaksionet e IOTA-s lidhen në një rrjetë të gjerë Tangle.
Në vend që të kenë minues të cilët i minojnë të gjithë blloqet, këtu secili shfrytëzues – me pak angazhim – i verifikon dy nga transaksionet paraprake përpara se ai/ajo të mund të dërgoj transaksionin e vet. Në këtë mënyrë, çmimi i secilit transaksion është çmimi i elektricitetit që e shfrytëzon pajisja juaj derisa e ka vërtetuar transaksionin paraprak, e jo sikur tek Blockchain që është i vendosur nga një rrjetë e minuesve.
Përveç kësaj, përderisa rrjeta Tangle nuk ka blloqe, nuk kemi nevojë të presim që të na verifikohet transaksioni. Transaksionet minohen paralelisht, dhe si rezultat i kësaj ato ndodhin në çast. Kjo është pikërisht arsyeja që monedhat digjitale të bazuara në Tangle janë në gjendje të arrijnë shkallën më të lartë të TPS (transaksione për sekondë) që aktualisht operojnë në Blockchain.
Elasticiteti i rrjetës së IOTA-s
Një tjetër avantazh i përdorimit të teknologjisë Tangle është se ajo mbetet më elastike ndaj fuqisë kompjuterike kuantum si dhe ndaj sulmeve që njihen si sulme 51% (të fuqisë kompjuterike).
Besohej që nëse një sulmues do të kishte 51% të fuqisë së rrjetës së Bitcoin-it, ai do të mund ta merrte nën kontroll kriptovalutën. Megjithatë, më vonë është gjetur që do të mjaftonte edhe nëse merret nën kontroll 34% e kësaj fuqie. Në esencë, çka do të nevojitej për të marrë nën kontroll një rrjetë të bazuar në Blockchain është një përqindje e tërë fuqisë hash. Për shkak të topologjisë së rrjetës së IOTA-s, nevojiten tre komponentë që të mundësohet një sulm i tillë i suksesshëm:
1. Një përqindje e caktuar e tërë fuqisë së rrjetës,
2. Pamja e qartë e tërë rrjetës dhe
3. Lidhja me një përqindje të caktuar të pikave
Pika e parë është e qartë dhe nuk ka nevojë për ndonjë shpjegim. Nevojitet të kemi një pamje të qartë të tërë rrjetës në mënyrë që të kemi mundësi të përhapim fuqinë mashtruese përgjatë tërë rrjetës. Dhe së fundi, ajo fuqi kompjuterike do të duhej të lidhej me një përqindje të mjaftueshme të pikave në mënyrë që sulmi të jetë i suksesshëm. Në qoftë se sulmi s’do të ishte mjaftueshëm i shpejtë, rrjeta e IOTA-s do ta kishte hetuar me kohë anomalinë dhe do ta injoronte rrezikun.
Përderisa gjasat janë të vogla që një sulmues do të mund ta ketë nën kontroll fuqinë e mjaftueshme kompjuterike dhe të lidhet me një numër të mjaftueshëm pikash, topologjia e rrjetës do të mbetet private për shkak se edhe lidhjet mes pikave janë private. Për këtë arsye, gjasat janë shumë të vogla që do të ndodhë një sulm i tillë.
Rezistenca kuantike
Një avantazh tjetër e rrjetit të IOTA-s është rezistenca e tij ndaj sulmeve të jashtme. Për shkak të përdorimit të enkriptimit me anë të nënshkrimit të bazuar në hesh-in e R. Winternitz në vend të atij eliptik, është në gjendje t’iu rezistoi sulmeve nga kompjuterët kuantik, të cilët janë të pa evitueshme në të ardhmen. Hulumtimet e deri tashme tregojnë që funksionet e bazuara në hash janë të sigurta ndaj sulmeve kuantike, e që është një nga arsyet që IOTA kishte vendosur të marrë këtë drejtim.
Shqetësimet në lidhje me Kriptografinë e IOTA-s
Me të gjitha të mirat e këtij rrjeti, ne nuk mund të anashkalojmë disa probleme potenciale rreth implementimit të IOTA-s. Hulumtuesit e MIT (Instituti i Teknologjisë i Masaqusets) kanë publikuar një raport bazuar në disa të meta “serioze” me platformën.
“Posaçërisht, hulumtuesit deklarojnë që ata kishin arritur të thyejnë funksionin hash ‘Curl’ të cilin ishte duke e përdorë IOTA si pjesë e skemës së nënshkrimit digjital për të siguruar fondet e klientëve. Aq më tepër, hulumtuesit kishin demonstruar se si një sulmues do të mund të falsifikonin nënshkrimin e shfrytëzuesit dhe ta përdornin atë për t’ia vjedhur fondet.”
Fatmirësisht, IOTA kishte arritur që me kohë ta përmirësoj këtë mangësi. Për më tepër, në kohën kurë funksioni hash ishte i hakueshëm, bashkëthemeluesi i IOTA-s Dominik Schiener kishte deklaruar që falsifikimi i nënshkrimit digjital të klientëve është tej mase jo-praktike për shkak të topologjisë së rrjetit dhe strukturës së kuletës ku ruhen fondet.
Aplikimi i IOTA-s në jetën reale
IOTA nuk ishte renditur në vendin #10 në coinmarketcap po të mos kishte raste të përdorimit real në jetën e përditshme. Në vijim po paraqesim disa nga kompanitë të cilat aktualisht përdorin IOTA:
- SatoshiPay, një kompani për nano-pagesa që operon në blockchain, ka shpallur partneritet me fondacionin IOTA në mënyrë që ta zëvendësoi Bitcoin-in si mjet pagese në rrjetin e vet.
- Refunite ka lidhur partneritet me IOTA për të përcjellë familjet të cilat ishin ndarë gjatë kohës së krizave:
“IOTA dhe REFUNITE synojnë të gjejnë mënyra për qasjen në informata kritike dhe rritjen e mundësive për një botë gjithnjë e më të bashkuar.”
- CarPass, një kompani e cila garanton saktësi të kilometrave në odometrin (rrugë matës) tuaj duke krijuar një “binjak digjital” të veturës suaj në blockchain, ka lidhur partneritet me IOTA për të përdorur MIOTA-n si kriptovalutë të sajë. CarPass fillimisht kishin përdorur Ethereum-in për transaksionet e tyre, por pasi kishin kuptuar potencialin e IOTA-s, menjëherë kishin kaluar në atë teknologji.
Top kuletat e IOTA-s
Ekzistojnë dy mënyra kryesore për mbajtjen e IOTA-s. E para është të shkarkoni një kuletë nga GitHub i IOTA-s dhe të instaloni atë në kompjuterin tuaj. Përderisa juve do të iu nevojitet të ndërmerrni disa hapa në mënyrë që të bëni transaksione, juve do të iu nevojitet të ekzekutoni programin (node) në kompjuterin tuaj ashtu që të mund të dërgoni transaksionin në rrjetin e IOTA-s.
Opsioni tjetër është të përdorni një kuletë nga ndonjë Exchange, mirëpo këtë ju duhet ta bëni duke bartur përgjegjësinë për rrezikun. Nuk duhet harruar që nëse një Exchange shuhet apo hakohet, ju do të humbni kontrollin mbi MIOTA-t e juaja. Exchange-at të cilat e përkrahin IOTA-n aktualisht janë: Binance, Coinone, Bitfinex dhe OKEX.
Përfundimi
IOTA pa dyshim është në ballë të kriptovalutave. Me teknologjisë e sajë super moderne Tangle, e cila mundëson transaksione të menjëhershme dhe pa pagesë, është kandidati kryesor për mundësimin e zhvillimit të tregut për IoT. Partneriteti dhe rastet e shfrytëzimit në botën reale, shërben si dëshmi e qartë për vizionin e IOTA-s. Rritja e rasteve të përdorimit të IOTA-s është në proporcion të drejtë me numrin e rasteve të përdorimit të pajisjeve smart e cila është duke u rritur çdo vit. Me rritjen e përdorimit, është e kuptueshme që edhe çmimi i sajë do të shkoi drejt rritjes.
Megjithatë, teknologjitë e reja vijnë gjithmonë duke bartur rrezik. Përderisa dobësia “Curl” ishte sanuar në vigjilje të raportimit nga MIT, akoma nuk dihet se çfarë dobësish të tjera do të mund të gjenden në të ardhmen. Duhet ditur që, këso rreziqesh vijnë me secilën kriptovalutë që i shmanget blockchain-it të Bitcoin-it.
Tag:blockchain, IOTA, kripto, monedha, tangle