Një histori e shkurtër e teknologjisë Blockchain
Blockchain për herë të parë është përmendur në kodin burimor (source code) të Bitcoinit, të cilin mund ta gjeni në Github.
Bitcoin është kripto-monedha e parë dhe më e përhapur në botë. Ka qenë hera e parë që ne kemi parë ndikimin e teknologjisë Blockchain në botën rreth nesh. Monedha zyrtarisht ishte prezantuar në Tetor të 2008-ës kur një figurë misterioze nën emrin Satoshi Nakamoto kishte shkruar një letër të titulluar: “Bitcoin – A Peer-to-Peer Electronic Cash System” (Bitcoin – Një Sistem nga pika në pikë i monedhës Elektronike).
Në Janar të vitit 2009, ishte publikuar kodi i Bitcoin-it në Internet si dokument i hapur. Satoshi Nakamoto – kushdo çoftë ky person – e minon Bitcoin-in e parë dhe e hedhë atë në treg zyrtarisht, për tu bërë më pas kripto-monedha më e madhe në botë.
Jo shumë më vonë nga kjo kohë, në Prill të vitit 2011, Satoshi humbë gjurmë duke mos u dukur më. Edhe përkundër shumë tentimeve për të zbuluar se kush ishte Satoshi Nakamoto, akoma – deri më sot – nuk dihet asnjë informatë për identitetin e tij.
Viti 2013 shënon vitin e parë kur njerëzit fillojnë të dëgjojnë me të madhe për Bitcoinin. Investitorët veç fillojnë të investojnë në startup të Blockchain-it. Çmimi i një Bitcoin arrin në $1,108 në fund të 2013-ës.
Me kalimin e viteve, krijohen edhe kripto-valuta të tjera. Këto kripto-valuta quhen “altcoins” apo “Alternative Bitcoins” (Bitcoin alternativ) pasi, ato janë kripto-valuta por që nuk janë Bitcoin. Litecoin dhe Dogecoin janë dy nga të parat nga Bitcoin alternative apo “altcoin”. Sot për sot, Ethereum mban pozitën më të mirë nga të gjitha altcoins, menjëherë pas Bitcoin.
Tag:blockchain, ethereum, smart kontrata