Zhvillimet më të mëdha në teknologjinë Blockchain
Gjatë historisë së Blockchain-it kanë ndodhur disa zhvillime, pa të cilat teknologjia Blockchain nuk do të ishte as për së afërmi e dobishme siç është sot. Këto zhvillime do i përmendim në vazhdim:
BITCOIN: Nga vet natyra e tij, ky është inovacioni i parë dhe më evident i Blockchain-it.
BLOCKCHAIN: Inovacioni i dytë është kur e kuptojmë që teknologjia që e mundësoi funksionimin e Bitcoin-it – Blockchain – mund të përdoret në shumë fusha të tjera jashtë Bitcoinit.
Njerëzit e kuptuan që Blockchain mund të përdorej për kripto-monedhat e tjera për shembull, apo për një varg qëllimesh apo industrish. Kjo e bëri që teknologjia Blockchain të merr përmasa globale.
ETHEREUM DHE “SMART” KONTRATAT: Platforma e dytë më e madhe e Blockchain-it, pas Bitcoin-it, ishte Blockchain-i i Ethereum-it. Përparësia kryesore e Blockchain-it të Ethereum-it, në krahasim me Blockchain të mëparshëm, ishte sistemi i kontratave të mençura apo Smart Kontratat.
Para së gjithash, kjo përfshinë krijimin e programeve kompjuterike drejtpërdrejtë në Blockchain. Kjo mundësoi që të paraqiten veglat financiare tradicionale – si kreditë apo kontratat – në Blockchain, përpos Bitcoinit dhe kripto-valutave të tjera.
DËSHMIA E AKSIONEVE (Proof Of Stake): Dëshmia e Aksioneve filloi të paraqitet kah fundi i vitit 2016 dhe fillimi i vitit 2017. Sot, shumica e Blockchain-ëve sigurohen përmes Dëshmisë për Punën (Proof of Work), që do të thotë që grupi me fuqinë më të madhe procesorike i merr vendimet (minerat me më së shumti aksione – zinxhiri më i gjatë).
Teknologjia e re e Blockchain-it e zëvendëson këtë me një metodë tjetër e cila njihet si “Proof of stake” apo dëshmia për aksionet. Ky është një inovacion kyç i sigurisë, pasi që eliminon dobësinë e vetme të Blockchain-it tradicional – faktin që minerat me fuqinë procesorike prej 51% te të gjithë zinxhirit mund të marrë nën kontroll bitkoinin apo ndonjë kripto-valutë tjetër.
SHKALLËZIMI (Scaling): Teknologjia e Blockchain-it të shkallëzuar, në të ardhmen, do të përshpejtoi procedimet në Blockchain. Sot, teknologjia Blockchain kërkon që secili kompjuter në rrjetë të procedoi secilin transaksion. Ky është një proces i ngadalshëm dhe jo efikas.
Teknologjia e Blockchain-it të shkallëzuar do të përshpejtoi procesin duke përcaktuar numrin e saktë të kompjuterëve të cilët kanë nevojë të procedojnë secilin transaksion, duke mundësuar kështu shfrytëzimin e kompjuterëve të tjerë për punë (transaksione) të tjera.
Në fund të fundit, historia e Bitcoin-it është një histori e shkencëtarëve më elite të botës nga fusha e teknologjisë kompjuterike. Ata po e shtyjnë teknologjinë kompjuterike dhe atë të Internetit përtej limiteve të njohura deri më tani. Dhe krejt ky zhvillim mund t’i atribuohet Satoshi Nakamoto-s.