Zukerberg paralajmëron mjete të reja në platformat e Meta-s për të fituar para
Në një postim prej shtatë pjesësh të Martën e kaluar, themeluesi i Facebook-ut Mark Zuckerberg përshkroi planet e tij për të ardhmen e afërt, që synojnë të rrisin mundësitë për influencuesit dhe krijuesit digjital për të fituar para duke postuar si në Facebook ashtu edhe në platformën e saj simotër në pronësi të Meta-s, Instagram.
Njoftimi përfshin hapjen e sistemit të tarifës së bakshishit të “Facebook Stars” për të gjithë krijuesit e kualifikuar, zgjerimin e programit të shpërblimeve “Reels Plays” për më shumë krijues dhe nisjen e një Tregu të Krijuesve në Instagram për të ndihmuar në lidhjen e sponsorëve me botuesit për partneritetet të firmave.
“Ne po shkojmë drejt një të ardhme ku shumica e njerëzve mund të bëjnë punë kreative që u pëlqen, dhe unë dua që platformat tona të luajnë një rol në realizimin e kësaj”, shkroi Zuckerberg.
Ja çfarë duhet të presin krijuesit në Facebook dhe Instagram:
Përdorimi falas i mjeteve të fitimit të parave deri në vitin 2024: Në vend që të fillojnë të i tarifojnë krijuesit për të përdorur ngjarjet me pagesë në internet, abonimet, distinktivët dhe produktet e buletinit të Facebook-ut, Zuckerberg thotë se këto mjete do të mbeten falas për përdorim deri në vitin 2024, kështu që krijuesit do të vazhdojnë të mbajnë të gjitha të ardhurat e fituara.
Abonimet ndërvepruese: Grupet e Facebook-ut do të hapen, duke u lejuar autorëve t’u japin qasje në “Facebook Groups” fansave dhe abonentëve të tyre që i kanë në platformat e tjera – një manovër interesante për të tërhequr përdoruesit e rinj në Facebook. Kjo po bëhet për shkak se të rinjtë po largohen nga Facebook-u dhe po orientohen në platformat e tjera
Yjet e Facebook-ut: “Facebook Stars” është një veçori që u lejon të fitoni para nga video-transmetimi i juaj. Shikuesit mund të blejnë yje dhe t’ua dërgojnë ato derisa jeni në transmetim.
Ky sistem i bakshishit do të hapet për “të gjithë krijuesit e kualifikuar”, thotë Zuckerberg. Kjo u jep botuesve një burim të ardhurash nga platforma për të ndihmuar në fitimin e parave nga “Reels”, nga transmetimet e drejtpërdrejta, ose nga videot sipas kërkesës (VOD).
Monetarizimi i “Reels”: Meta do të hapë programin “Reels Play Bonus“ për një grup më të madh krijuesish, të cilët do të kualifikohen për të fituar deri në 35,000 dollarë çdo muaj bazuar në paraqitje. Për këtë do të emërohen deri në 150 krijues të “Reels”. Ata do të kenë mundësi të postojnë në Facebook “Reels” të Instagram-it dhe t’u caktojnë atyre një tarifë.
Tregu i krijuesve: Derisa ekonomia e krijuesve dita-ditës po zgjerohet dhe po zhvillohet, po ashtu edhe ekonomia e ndërmjetësimit – nuk është më e nevojshme të paguash tarifa të larta për agjenci ose të negociosh me menaxherët për të siguruar miratimin e një ndikuesi. Zuckerberg njoftoi se Instagram po teston një vend në aplikacion, ku markat dhe krijuesit të mund të lidhen drejtpërdrejt për mundësi partneriteti dhe sponsori.
NFT-të: Të përfolur prej kohësh se janë diku në horizont, duket se NFT-të (mëso më shumë: Çka është NFT?) po vijnë si në Instagram ashtu edhe në Facebook. Zuckerberg thotë se duke filluar me një grup të vogël krijuesish në Shtetet e Bashkuara, platformat në pronësi të Meta-s do të fillojnë të lejojnë mbajtësit e llogarive dhe krijuesit të shfaqin dhe të postojnë NFT-të e tyre në burime dhe në “Instagram Stories”.
Nuk është e qartë akoma se kur Meta do të nisë këto mjete të reja. Por ju mund të lexoni këtu postimin e plotë të Zuckerberg-ut në Facebook.
Video:
Si të hapim një adresë në Facebook dhe si të konfigurojmë sigurinë e saj
Si të konfigurojmë Privatësinë në Facebook
Artikuj: