Si këshillojnë liderët?
Fatkeqësisht shumica e liderëve nëpër organizata thjesht nuk dinë të udhëheqin. Pse ndodhë kjo? Pjesërisht, për shkak se njohuritë që i merr dikush për t’u promovuar në pozitë udhëheqëse mund të mos ketë lidhje shumë me aftësitë e tij për të udhëhequr dhe për të inspiruar të tjerët. Po ashtu është edhe për faktin që shumë prej nesh mbajmë një supozim të gabuar në lidhje me udhëheqjen, përkatësisht mendojmë që udhëheqësi duhet të jetë eksperti suprem i cili mund të këshilloj secilin të punësuar në lidhje me çdo gjë dhe për gjithçka.
Si rezultat, njerëzit – pasi të promovohen – përfundojnë duke u bërë kryesisht mikro-menaxherë normativ. Pra, çka e dallon një lider të mirë nga një më i dobët? Liderët më të suksesshëm janë instruktorë të cilët u ndihmojnë njerëzve të arrijnë rezultatet e tyre. Dhe, me trajnimet adekuate – qoftë ato trajnime online apo trajnime në klasë – secili mund të mësoj se si të bëhet instruktor.
Julia Milner, e cila punon si këshilltare për menaxhim për kompani të ndryshme në Evropë, Azi, dhe Australi, ka vërejtur këtë tendencë në drejtim të mikro-menaxhimit, dhe ka vërejtur ndikimin e madh që mund të ketë në moralin dhe lëvizjen e të punësuarve. Siç edhe e shpjegon “Njerëzit nuk braktisin punën; ata braktisin udhëheqësit e tyre.”
Për të ekzaminuar këtë problem, ajo së bashku me bashkëshortin e saj Trenton Milner bënë një studim. Ata rekrutuan rreth 100 profesionist të regjistruar në një kurs trajnimi për udhëheqje të cilët i ndanë në çifte; njerëzit e secilit çift kishin për detyre që palës tjetër t’i mbante një trajnim prej 5 minutash në temën e menaxhimit të kohës. Këto bisedime ishin filmuar e më pas ishin vlerësuar nga vet subjektet dhe nga ekspertët e trajnimit. Të njëjtën e kishin bërë edhe njëherë pasi kishin përfunduar një trajnim 15 orësh në aftësitë drejtuese.
Pavarësisht që para bisedës së parë u kishin treguar që ata duhet të stërvitnin personin tjetër, shumica e subjekteve ishin angazhuar në “mikromenaxhim motivues”, ose ishin angazhuar në dhënie të këshillave të rregulluara me një dozë motivimi. Siç pritej, ata raportuan një përvojë të hidhur kur kolegët e tyre pjesëmarrës nuk u përgjigjën me mirësjellje kur u thanë se çfarë të bënin. Milner tregon “Disa nga pjesëmarrësit më thanë, ‘Unë kisha një partner shumë të papërshtatshëm. Unë sapo vija me gjithë ato ide të mrekullueshme, ndërsa ata më bishtnonin duke më thënë ‘po, vetëm se…’”
Mirëpo pas trajnimit, “çka kemi zbuluar ishte mahnitëse,” thotë Milner. Bisedat e trajnerëve u bënë më tepër frytdhënëse sesa kundërshtuese. Një pjesëmarrës i kishte thënë asaj që “Gjithë sa duhet të bëja ishte t’u krijoj hapësirën e nevojshme që ata të reflektojnë, ta mendojnë mirë, dhe të arrijnë në një plan.”
Këtu, ajo ndanë disa nga bazat e të qenit një trajner i mirë:
Dëgjo
Lideri i dobët në të shumtën e rasteve është shumë i zënë duke dhënë zgjidhje pa e kuptuar situatën për të cilën është pyetur. Dhe meqë nuk e dinë komplet çështjen, rrezikojnë të fokusohen në zgjidhjet e gabuara. Dëgjimi i mundëson një lideri të jetë sa më i informuar në lidhje me çështjen në fjalë; po ashtu tregon respekt dhe besim për personin tjetër.
Bën pyetjen e duhur
Pyetjet me Po/Jo kanë tendencën e mbylljes së dialogut; gjithashtu kjo mund t’i bëjë njerëzit të ndihen se janë drejtuar në një drejtim të caktuar. Në vend të kësaj, një drejtues i mirë shtron pyetje të hapura – kjo me mirësjellje e shtynë tjetrin të mendoj për ndonjë zgjidhje tjetër të mundshme dhe të vendosë se cila nga ato është më e mira.
Ndihmo në vendosjen e qëllimit
Pasi një punonjës përcaktohet për një zgjidhje, menaxheri duhet të punoj së bashku me ta në hartimin e një plani për zbatimin e asaj zgjidhje. Bashkërisht, mund të nxjerrin rezultatet e dëshiruara. Ky proces jo vetëm që shërben si nxitje për iniciativa, por gjithashtu siguron që të dy personat janë në të njëjtën linjë. “Nganjëherë mendojmë që e kemi të qartë drejtimin tonë, mirëpo shpesh herë më vonë e shohim që personi tjetër ishte drejtuar në një drejtim krejt tjetër, thotë Milner. “Vendosja e mirë e qëllimit mund të shmangë këto keqkuptime dhe të siguroj të gjithë që të gjitha palët janë duke punuar në drejtimin e duhur.
Jepni komente të dobishme
Milner beson që komentet e dobishme janë themeli i një ekipi të mirë. Me “komente të dobishme”, thotë ajo, “nuk nënkuptoj vetëm komentet pozitive mirëpo komente konstruktive të cilat jepen mirë dhe që ndihmojnë personin tjetër të ecë përpara.”
Tag:këshillojnë, liderët, menaxhim, mikromenaxhim, online, trajnime