Blockchain
Çka është Blockchaini?
Krejt pa pritur, blockchaini është kudo. Teknologjia, e cila u zbulua në vitin 2008 për të mundësuar funksionimin e Bitcoin-it – i cili doli në qarkullim menjëherë vitin tjetër – është duke u përdorur për çdo gjë, sidomos për mbrojtjen e të drejtës autoriale apo copyright.
Duke pasur parasysh pompozitetin në media në lidhje me Blockchain-in, pa përmendur këtu rritjen e madhe të çmimit të Bitcoin-it dhe të kripto-valutave të tjera të cilat bazohen në këtë teknologji, ju mund të mendoni – çka mund të jetë Blockchain-i. Në fakt është një koncept mjaft i thjeshtë, edhe pse gjërat fillojnë të duken më të vështira sa më në detaje t’i shikosh.
Duke e pasur parasysh këtë, në vijim do të paraqesim disa mënyra të ndryshme se si ti qaseni kësaj teme, nga definicionet ekzakte deri tek metaforat e ekzagjeruara.
Si funksionon Blockchain-i?
Fillimisht, japim një shpjegim të thjeshtë pa metafora e hiperbolizime. Në gjuhën e kripto-valutave, një bllok paraqet një regjistër me transaksionet e reja – të cilat mund të paraqet pronësinë e kripto-valutës, apo të dhëna mjekësore, apo madje edhe regjistrimin e votës. Në momentin që një bllok kompletohet, ai i shtohet zinxhirit, duke krijuar kështu një zinxhirë blloqesh, që në Anglisht i thonë: Block-chain apo Blockchain.
Pasi kripto-valutat janë të enkriptuara (koduara), përpunimi i çfarëdo transaksioni do të thotë zgjidhjen e një problemi kompleks matematikor. Këto probleme matematikore, me zgjatjen e zinxhirit të këtyre blloqeve, bëhen gjithnjë e më të vështira. Ata të cilët i zgjidhin këto probleme (ekuacione matematikore) shpërblehen me kripto-valuta në një proces i cili njihet si “mining” lexo: majning që e ka kuptimin e një miniere nga ku nxirren metalet e çmuara.
Nëse ju posedoni një kripto-valutë, çka ju vërtetë posedoni është çelësi privat (private key) (një fjalëkalim i gjatë) i adresës së sajë në Blockchain. Me këtë çelës, ju mund të tërhiqni para për të shpenzuar, mirëpo nëse e humbni këtë çelës, nuk ka ndonjë mënyrë për të tërhequr kripto-monedhat tuaja. Secila llogari, ka një çelës (adresë) publik i cili përdorët për të pranuar kripto-monedha nga të tjerët.
Blockchain është i decentralizuar, që do të thotë që nuk ndodhet në një kompjuter të veçantë por i shpërndarë në shumë kompjuterë. Të dhënat në Blockchain janë të hapura për publikun. Kështu që çdo transaksion shihet nga të gjithë, dhe kjo na shpie tek metafora jonë e parë: regjistri publik.
Blockchain është si një regjistër publik
Nëse ju i dërgoni Bitcoin (apo çfarëdo kriptovalute tjetër) ndonjë miku, apo e shisni atë, ai informacion publikohet në Blockchain. Njerëzit e tjerë mund të mos e dinë identitetin tuaj, mirëpo ata do të dinë saktësisht shumën e kriptovalutës e cila është transferuar nga një person tek tjetri.
Shumë njerëz e shohin Blockchain-in si alternativë të Bankave tradicionale. Në vend që të kesh nevojë për një bankë apo ndonjë institut financiar për të vërtetuar transaksionin e të hollave, ju mund ta përdorni Blockchain-in për të eliminuar ndërmjetësuesin. Pra, në vend që ju t’i besoni një institucioni financiar për ndërmjetës mes juve dhe personit që i dërgoni para, ju i besoni teknologjisë dhe kodit apo programit që e mundëson këtë funksion.
“Interneti i vlerave”
Përveç idesë së regjistrit të hapur (publik), një mënyrë tjetër për të sqaruar Blockchain-in është ta shpjegojmë atë si Interneti i vlerave. Ideja është mjaftë e thjeshtë: interneti ka mundësuar qarkullimin e lirë të informatave online. Blockchain-i e bënë të njëjtën gjë për paratë – pra qarkullimin e lirë të parave online.
Në vend që të bazohemi në gazetat, televizionet apo radiot (të cilat kontrollohen nga korporata të mëdha), Interneti ia mundëson secilit (pa censurë) të shprehë mendimin dhe pikëpamjet e tija, për të mirë apo për të keq. Blockchain-i dhe kriptovalutat e bëjnë të njëjtën gjë. Ato ua mundësojnë lëvizjen e lehtë dhe pa censurë të parave kudo në Botë duke i anashkaluar ndërmjetësuesit tradicional siç janë bankat apo madje edhe qeveritë.
Blockchain është si Google Docs
Mënyra tradicionale e ndarjes (share) së dokumenteve funksionon kështu: ju i dërgoni menaxherit tuaj një dokument në word dhe kërkoni nga ai që të e kontrollon. Problemi, në këtë rast, qëndron se ju duhet të prisni derisa ai të bënë korrigjimet e nevojshme dhe t’ua dërgon juve një kopje, ku ju pastaj mund ta ri-shikoni dhe të bëni prapë ndryshime në të. Kështu funksionojnë bazat e të dhënave sot. Dokumentet duhet të ‘shëtisin’ poshtë e lartë, duke u krijuar shumë versione të cilat nuk është lehtë të menaxhohen. Dy persona nuk mund ta editojnë një të dhënë njëkohësisht. Kështu edhe bankat mirëmbajnë bilancet dhe transferimet. Ata fillimisht bllokojnë qasjen në një llogari derisa e kryejnë një transferim, pastaj e përditësojnë (update) anën tjetër, pastaj e zhbllokojnë dhe e përditësojnë llogarinë e parë.
Me Google Docs apo Google Sheets, të dy palët kanë qasje njëkohësisht në të njëjtin dokument dhe versioni i vetëm i dokumentit shihet tek të dy palët.
Blockchain e rregullon këtë problem, duke përditësuar të dhënat gjatë ndodhjes së ndryshimeve derisa shfrytëzuesit i shohin ato ndryshime duke ndodhur.
Nga perspektiva e bankave, kjo do të thotë që çdo dërgesë e parave verifikohet nga të dy palët menjëherë.
Blockchain mund të përdoret gjithashtu edhe në bizneset ligjore apo planifikime arkitektonike, apo çdo biznes tjetër ku njerëzit kanë nevojë për dokumentet të përbashkëta.
Tag:bitcoin, blockchain, ethereum, historia, kontrata, smart, zhvillimit