X
GO

Blogu

Kërko Blog

Çinstaloje Adobe Flash Player

  • 4 janar 2021
  • Autori: Rrustem Loshi
  • Numri i shikimeve: 271
  • 0 Komentet
Çinstaloje Adobe Flash Player

Flash Player është një “plug-in” (shtesë) i shfletuesve të uebit i zhvilluar nga kompania Adobe, e cila në kohën e publikimit, në vitin 1996, ishte më se i domosdoshëm për të paraqitur përmbajtje me lëvizje, për të luajtur një video, apo për të luajtur një lojë online, të cilat mund të shkarkoheshin lehtë përmes një lidhjeje “dial-up” me Internetin. Gjithashtu u mundësonte ueb-faqeve si YouTube publikimin e videove me një kualitet të lartë.

Në vitin 2009, sipas Adobe, Flash ishte i instaluar në 99% të kompjuterëve që kishin qasje në Internet.

Megjithëqë Flash Player vazhdimisht paraqiste probleme në aspektin e sigurisë dhe nuk mund të ndiqte rrjedhën e zhvillimit të hovshëm të teknologjisë së Internetit, goditja e fundit iu dha me daljen në skenë të telefonave të mençur. Kjo për shkak se Flash nuk arrinte të përmbushte kërkesat e shfrytëzuesve kur ata shfletonin ueb-in nga telefonat e mençur.

Në vitin 2010 Steve Jobs kishte shkruar një publikim në faqen e Apple-it në atë kohë, ku ndër të tjera shkruante që Flash është i paqëndrueshëm, i dalë mode, dhe mbi të gjitha është privat, dhe e kishte kritikuar programin për shpenzim të madh të baterisë, si dhe për mos përkrahje të pajisjeve që funksionojnë me prekje me gisht në ekran – siç ishte atëherë iPhone, iPad, dhe iPod.

Zhvillimi i Internetit nuk ndalej. Kompani të mëdha si Facebook, Netflix, dhe YouTube tashmë transmetonin video në telefona të mençur pa përdorë Flash Player. Kjo kishte bërë që në Nëntor 2011 Adobe të paralajmëron përfundimin e zhvillimit dhe përkrahjes së Flash-it për pajisjet mobile.

Në vitin 2014 publikohet HTML5 i cili ofronte shumicën e funksioneve të Flash-it pa pasur nevojë për ndonjë instalim shtesë.

Si rezultat i kësaj, popullariteti i Flash-it fillon të bie.

Të njëjtin vit 80% e shfrytëzuesve të Chrome-it kishin vizituar faqet e Flash-it. Ndërsa tre vite pas, në 2017 kjo shifër kishte rënë në 17%.

Edhe pse kompania kishte vazhduar të zhvilloj Flash-in për kompjuter, me gjithë problemet në fushën e sigurisë, Apple njofton në vitin 2015 që nuk do të përdorë më Flash në produktet e veta, duke u pasuar edhe nga Google që kishte filluar të ndaloj përmbajtjet Flash në shfletuesin e tyre Chrome.

Pas gjithë këtyre zhvillimeve, në Korrik 2017, Adobe kishte paralajmëruar që Flash do të përkrahet vetëm deri në fund të vitit 2020. Ndërsa pasi kjo kohë ka kaluar, Adobe rekomandon që Flash të çinstalohet nga kompjuterët, duke dhënë si datë të fundit 12 Janar 2021 për të bërë këtë, kur Adobe edhe do të ndaloj ekzekutimin e të gjitha përmbajtjeve të këtij lloji.

Si arsyetim të këtij veprimi, Adobe përmend zhvillimin ndër vite të standardeve të hapura si HTML5, WebGL, dhe WebAssembly të cilat janë alternative të Flash-it. Si dhe përmend faktin që kompanitë e mëdha si Apple, Facebook, Google, Microsoft, dhe Mozilla që merren me shfletimin në ueb, janë duke i harmonizuar shfletuesit e tyre me këto standarde të hapura.

Çka do të ndodhë me animacionet e vjetra?

Pasi Adobe do të ndaloj Flash Player të paraqes përmbajtje nga data 12 Janar 2021, ngritën shqetësime për humbjen e mijëra lojërave, animacioneve, dhe ueb-faqeve interaktive të punuara me Adobe Flash. Arkiva në Internet aktualisht mban më shumë se 2,000 të tilla, të cilat synon t’i ruaj.

Kompania e lojërave Zynga ka mbyllur versionin origjinal të video-lojës FarmVille pas 11 vitesh suksesi, pasi ajo ishte tërësisht e bazuar në Flash.

Në përditësimin e fundit, Adobe kishte falënderuar të gjithë zhvilluesit dhe klientët që kishin zhvilluar dhe kishin përdorë përmbajtje Flash përgjatë këtyre dy dekadave. 

Si të fshini Flash nga kompjuteri

Adobe, në faqen e tyre zyrtare ka dhënë informacione se si të fshini Flash-in nga kompjuteri juaj, qoftë ai me Windows apo Mac.

Adobe po ashtu ka paralajmëruar: “çinstalimi i Flash Player do të ndihmoj në sigurimin e sistemit tuaj, përderisa Adobe nuk ka ndërmend të mirëmbaj Flash Player-in, apo të publikoj përditësime të sigurisë për këtë pas kësaj date.

Për të kontrolluar nëse e keni Adobe Flash Player të instaluar në kompjuterin tuaj, dhe për të fshirë atë nëse është i instaluar, duhet të shkarkoni dhe të instaloni një çinstalues nga faqja Adobe.com (nga linku më lartë) duke ndjekur këta hapa:

  1. Shkarkoni çinstaluesin e Flash Player, dhe ruajeni atë diku ku keni qasje (në Desktop p.sh.).
  2. Mbyll të gjithë shfletuesit e uebit dhe programet që përdorin Flash.
  3. Ekzekuto çinstaluesin e Flash, sikur që instaloni çdo program tjetër. Duhet të keni të drejta administrative në kompjuterin që e instaloni këtë. Pas kësaj ri-startoni kompjuterin tuaj.
  4. Fshi të gjithë fajllat dhe folderët Flash që ndodhen në këto shtigje:

C:\Windows\system32\Macromed\Flash

C:\Windows\SysWOW64\Macromed\Flash

%appdata%\Adobe\Flash Player

%appdata%\Macromedia\Flash Player

  1. Verifiko nëse Adobe Flash Player është akoma i instaluar.

Ri-starto kompjuterin tuaj

Hap shfletuesin e ueb-it dhe kontrollo gjendjen e Flash Player.

Zbrisni poshtë faqes së Adobe-s deri tek pika 5 (5. Verify whether Flash Player is installed)

Nëse në figurën poshtë këtij titulli e shihni një pemë dhe disa re duke lëvizur, do të thotë që ju akoma nuk e keni fshirë Flash Player-in nga kompjuteri juaj.

Print
Kategoria: Lajme
Vlerëso artikullin:
5.0

Please login or register to post comments.

x

Kërko Blog

Më të shikuarat