X
GO

Blogu

Kërko Blog

21 prill 2020 Autori: Rrustem Loshi

Përhapja aktuale e virusit “Corona”, ka detyruar shumicën e kompanive në Botë të kalojnë nga puna në zyrë, në punën nga shtëpia, duke synuar njëkohësisht, që kjo të mos ndikoj negativisht në produktivitet.

Për të arritur këtë, kompanitë u janë drejtuar aplikacioneve që ofrojnë video-konferenca dhe aplikacione që ofrojnë bashkëpunim nga distanca.

Me një kompjuter dhe një kamerë uebi, apo me një pajisje mobile “smart”, ju mund të zhvilloni takime individuale apo edhe me grup, pavarësisht lokacionit ku ndodheni.

18 mars 2020 Autori: Rrustem Loshi

Derisa “coronavirus” është përhapur kudo në Botë, duke përfshirë edhe vendin tonë, ka shtyrë qeveritë, shkollat, dhe kompanitë kudo në botë të marrin masa drastike për të minimizuar ndikimin negativ që mund të ketë kufizimi i lëvizjes së qytetarëve.

Edhe qeveria jonë po punon që të bëjë një zgjidhje, sidomos për nxënësit – pra t’u mundësoi atyre mësimin nga shtëpia. Kjo shton kërkesën për softuer që u mundëson komunikim me video, biseda grupore, për të mundësuar funksionim sa më normal të procesit mësimor.

E njëjta gjë po ndodhë edhe tek bizneset private. Edhe ato po punojnë nga distanca, mbajnë mbledhje, konsultime e takime online.

05 mars 2020 Autori: Rrustem Loshi

Me qëllim që certifikimet nga Microsoft të jenë sa më të orientuara në role dhe jo më të orientuara nga teknologjia, kompania ka paralajmëruar se do të shfuqizoi të gjitha certifikimet MCSA, MCSE, dhe MCSD, si dhe provimet që janë të lidhura për to.

Megjithatë, Microsoft këshillon të gjithë ata të cilët janë duke u përgatitur për t’iu nënshtruar këtyre provimeve, ta bëjnë atë para datës 30 Qershor 2020, dhe njofton që certifikimet e vjetra do të vlejnë dy vite pas kësaj date.  

18 nëntor 2019 Autori: Rrustem Loshi

Të gjithë janë të fiksuar pas produktivitetit. Disa synojnë të arrijnë këtë duke i shtyrë të punësuarit të punojnë jashtë orarit të punës, apo të punojnë nga 6 ditë në javë, duke ua kufizuar pauzat gjatë punës e shumë shtrëngime të tjera.

Duke pasur parasysh rritjen e popullaritetit të shfrytëzimit të aplikacioneve që përdoren për biseda pune siç është aplikacioni Slack, lehtësirat e qasjes në e-mailin e kompanisë në 24 orë brenda ditës gjatë gjithë javës, si dhe punën nga shtëpia, shkëputja nga puna po bëhet gjithnjë e më e pa-vërejtur.

Në të njëjtën kohë, për shkak të kësaj mos shkëputje nga puna vërehet rritja e ndjenjës së rraskapitjes tek të punësuarit. Në një studim të publikuar vitin e shkuar nga Gallup të rreth 75,000 të punësuarve, shihet se 23% e tyre, shumë shpesh ndihen të rraskapitur nga puna, ndërsa 44% ndihen të rraskapitur nganjëherë.

16 maj 2019 Autori: Ragip Avdijaj

Cila është mënyra më e mirë për të përcaktuar se cili lloj i shërbimit të bazës së të dhënave është më i mirë për ndërmarrjen tuaj? E gjitha varet nga lloji i rastit të përdorimit që iu nevojitet.

Zbuloni më shumë në këtë artikull.

RSS
12

Kërko Blog

Më të shikuarat