Kthehu

Shërbime të IT-së

Instalojmë, konfigurojmë dhe zgjidhim probleme në rrjeta, sisteme dhe databaza, për biznese dhe institucione.

Rrjeta Cisco

Projektim, konfigurim dhe mirëmbajtje e rrjetave me pajisje Cisco.

  • Konfigurim i switch-ave, router-ave dhe firewall-ave
  • VLAN, routing, EtherChannel dhe VPN
  • Rrjeta wireless për zyra dhe objekte
  • Diagnostikim dhe zgjidhje e problemeve në rrjet

Sisteme Microsoft

Windows Server, Microsoft 365 dhe Azure, nga instalimi deri te mirëmbajtja.

  • Windows Server: Active Directory, DNS, DHCP, Group Policy
  • Microsoft 365: email, Teams, SharePoint dhe migrime
  • Azure: makina virtuale, backup dhe identitet
  • Përditësime, siguri dhe plane backup-i

Instalim i rrjetave LAN

Kabllim i strukturuar për zyra, objekte afariste dhe industriale.

  • Kabllim me UTP, STP dhe fibër optike
  • Terminim dhe testim i kabllove
  • Montim i rack-ave dhe patch panel-ave
  • Etiketim dhe dokumentim i rrjetit

Databaza

Administrim i databazave MS SQL Server, Oracle dhe të tjera.

  • Instalim dhe konfigurim
  • Backup, restore dhe plane rikuperimi
  • Optimizim i performancës
  • Migrime dhe përditësime versionesh

Si punojmë

1

Na kontaktoni

Na tregoni çfarë ju duhet ose çfarë problemi keni.

2

Analizë dhe ofertë

E shqyrtojmë kërkesën dhe ju dërgojmë ofertën me afat dhe çmim.

3

Realizim dhe mbështetje

E kryejmë punën, e dokumentojmë dhe mbetemi në dispozicion pas dorëzimit.

Keni nevojë për një nga këto shërbime?

Na shkruani në info@milingona.al ose na telefononi në +383 45 320 640.

Kërko ofertë