X
GO

Lajmet

Shqipëria largon ambasadën e Iranit nga Tirana

  • 9 shtator 2022
  • Autori: Rrustem Loshi
  • Numri i shikimeve: 826
  • 0 Komentet
Shqipëria largon ambasadën e Iranit nga Tirana

Pas hulumtimit të sulmeve kibernetike të 15 Korrikut, ku Shqipëria për disa ditë me radhë u detyrua të ndalë të gjitha shërbimet online të portalit shtetëror e-albania.al për shkak të një sulmi të sofistikuar kibernetik, që më vonë u kuptua që ishte sulm me ransomware, Qeveria Shqiptare, më 7 shtator 2022, u dha afat 24 orë të gjithë diplomatëve të ambasadës iraniane dhe qytetarëve të profilit të lartë të Iranit, të largohen nga Shqipëria.

Autoritetet shqiptare kishin bashkëpunuar me ekspert të Microsoft-it dhe të “Jones Group International” për hulumtimin e këtij rasti dhe për të gjetur një zgjidhje e për kthim në normalitet.

Grupi Nigerian sulmon kompanitë me ransomware përmes të punësuarve

  • 23 gusht 2021
  • Autori: Rrustem Loshi
  • Numri i shikimeve: 882
  • 0 Komentet
Grupi Nigerian sulmon kompanitë me ransomware përmes të punësuarve

Së fundi është vërejtur një mënyrë e pa parë deri më tani e infektimit me ransomuer – ku një grup kriminal dërgon e-mail tek disa të punësuar të një organizate duke i joshur ata me oferta të ndryshme me shuma të mëdha parash nëse ata do të pranonin të bashkëpunojnë me kriminelët. 

Ransomueri “Shade” publikon çelësat për dekriptim

  • 29 prill 2020
  • Autori: Rrustem Loshi
  • Numri i shikimeve: 3028
  • 0 Komentet
Ransomueri “Shade” publikon çelësat për dekriptim

Operatorët të cilët me vite qëndruan prapa ransomuerit famëkeq “Shade”, kanë njoftuar këto ditë që i kanë ndërprerë të gjitha aktivitetet e tyre kriminale, duke kërkuar falje nga viktimat për dëmin që u kanë shkaktuar. 

Me këtë rast, ata kanë publikuar mbi 750,000 çelësa për dekriptim si shenjë e vullnetit të mirë. 

Sipas Michael Gillespie, zhvillues i faqes për identifikimin e ransomuerëve “ID Ransomware”, ransomueri “Shade” ka qenë aktiv nga viti 2014 deri kah fundi i vitit 2019, kur edhe kishte filluar të venitet.

QEVERIA E SHTETIT LOUISIANA NË SHBA GODITET ME RANSOMWARE

  • 19 nëntor 2019
  • Autori: Rrustem Loshi
  • Numri i shikimeve: 1881
  • 0 Komentet
QEVERIA E SHTETIT LOUISIANA NË SHBA GODITET ME RANSOMWARE

Qeveria e Shtetit Luiziana në SHBA është goditur me një sulm me ransomuer këtë të hëne (18/11/2019), i cili sulm ka ndërprerë qasjen në Internet dhe ka nxjerrë jashtë funksioni disa ueb-faqe të një numri agjencish shtetërore.

Lajmin e bëri të ditur Governatori i Luizianës John Bel Edwards në një seri postimesh në twitter, duke shkruar se kishte aktivizuar ekipin e reagimit ndaj sulmeve kibernetike dhe se ndalja e shërbimeve ishte masë parandaluese dhe nuk ishte për shkak të sulmit.

RANSOMWARE GODET 22 QYTETE NË TEKSAS

  • 22 gusht 2019
  • Autori: Rrustem Loshi
  • Numri i shikimeve: 2210
  • 0 Komentet
RANSOMWARE GODET 22 QYTETE NË TEKSAS

Sulmet me "ransomware" po bëhen çdo ditë e më të shpeshta. Sulmi më i freskët është ai i të Premtes së kaluar ku u goditën 22 komuna në qytete të ndryshme në periferi të Teksasit në SHBA duke i hequr ato nga funksioni.

Sipas një raportimi të Departamentit të Burimeve të Informacionit (DIR) në Teksas, besohet që sulmi është kryer nga një sulmues i vetëm dhe se janë goditur kryesisht departamente të caktuara në ato komuna, duke mos dhënë detaje të tjera nga frika e ndonjë sulmi tjetër.

Si pasojë e këtij sulmi, zyrtarët komunal të qytetit Borger kanë deklaruar se nuk kishin pasur qasje në certifikatat e lindjes dhe në ato të vdekjes, si dhe nuk mund të pranonin pagesat për shërbimet.

RSS
12

Kurset më të shikuara

RSS