Blockchain – Përfitimet e Aplikimit të Teknologjisë së Regjistrit të Shpërndarë
Teknologjia Blockchain është duke i ndryshuar industritë anë e kënd botës. Ajo është duke i sjellë organizatat, qeveritë, institucionet financiare, si dhe platformat e tjera të pagesave në një epokë të re digjitale. Është duke e revolucionarizuar çdo gjë rreth nesh – dhe prapë se prapë shumë njerëz as që e kanë idenë se ç’është blockchain-i apo se si funksionon teknologjia blockchain.
Çka është Blockchain?
Blockchain-i është një regjistër i hapur dhe i decentralizuar i cili regjistron në mënyrë efektive të gjitha transaksionet mes dy palëve në një mënyrë të verifikueshme dhe të përhershme. Blockchain është teknologjia e cila e mundëson funksionimin e Bitcoin-it dhe të kripto-valutave të tjera. Pa blockchain, kripto-valutat nuk do të ekzistonin ashtu siç si janë sot.
Pse është kaq e rëndësishme teknologjia Blockchain?
Kontratat, transaksionet dhe regjistrimi i tyre që një kohë të gjatë, kanë luajtur rol vendimtarë në kohën tonë moderne. Sistemi ynë ligjor dhe ai politik, varen nga kontratat dhe transaksionet për pothuajse çdo funksion të tyre.
Kontratat, transaksionet dhe regjistrimet e tjera përdoren për të mbrojtur asetet apo për të vendosur fushë-veprimtarinë e një organizate. Ato përdoren për te verifikuar identitet apo ngjarjet kronike.
Çdo ditë, bota rreth nesh udhëhiqet nga kontratat dhe transaksionet. Megjithatë, mënyra se si ne i regjistrojmë këto kontrata dhe transaksione ka ngelur në të kaluarën. Këto nuk e kanë ndjekur hapin e revolucionit digjital.
Siç e përshkruan një artikull në “Business Review” të Harvardit, “Ato janë, si të ishte bllokuar një Formula 1 në mesin e automjeteve në orët më të ngarkuara të ditës”. Ajo vazhdon duke thënë “Në një epokë digjitale, mënyra se si ne e rregullojmë administratën duhet të ndryshoi”.
Kjo është arsyeja që shumë kompani kërkojnë të vënë në funksion teknologjinë blockchain në industri të ndryshme – përfitimet potenciale të së cilit janë enorme.
Blockchain mund të eliminoi nevojën për avokatë, agjentë dhe bankierë
Shumica e infrastrukturës botërore sot përbëhet nga ndërmjetësuesit – avokatë, agjentë tregtarë, banka dhe agjensione të tjera ndërmjetësimi.
Këtu e kemi fjalën për avokatë të cilët veprojnë si ndërmjetës mes nesh dhe ligjit, apo bankierë të cilët veprojnë mes nesh dhe kreditorëve. Ka mundësi që në të ardhmen, avokatët, agjentët dhe bankierët të dalin nga përdorimi dhe në vend të tyre të përdorët teknologjia blockchain.
Në vend që të kemi nevojë për ndërmjetës, teknologjia blockchain do të ua mundësoi individëve, organizatave, makinerive dhe algoritmeve të bashkëveprojnë me njëri-tjetrin në mënyrë të pavarur.
Këtë tashmë e kemi parë me Bitcoin. Në rast se dy individë dëshirojnë të shkëmbejnë Bitcoin me njëri-tjetrin, apo ndonjë kripto-valutë tjetër, ata nuk shkojnë në bankë dhe të paguajnë atje një tarifë të lartë për këtë transaksion. Ata e kryejnë këtë transaksion me njëri-tjetrin përmes blockchain.
Si funksionon Blockchain?
Blockchain është një regjistër i shpërndarë i cili i regjistron kontratat dhe transaksionet brenda kodit digjital.
Ky kod digjital, si dhe regjistrimi i këtyre transaksioneve, ruhet në një data-bazë e cila është transparente dhe e përbashkët. Kjo data-bazë është e decentralizuar, që do të thotë që atë e ruajnë të gjithë shfrytëzuesit anë e kënd botës. Ky sistem i decentralizuar e ruan blockchain-in nga ndërhyrjet, fshirja dhe nga ndryshimet.
Në blockchain, çdo gjë që ne bëjmë ka një regjistër digjital. Kjo do të thotë që çdo proces, transaksion, punë apo ndonjë pagesë është e regjistruar në mënyrë digjitale. Çdo shënim mund të gjurmohet deri tek individi, pasi ai shënim ka një nënshkrim i cili mund të identifikohet, vërtetohet, ruhet dhe të shkëmbehet.
Përfundimisht, kjo u mundëson organizatave apo individëve të bëjnë biznes në një mënyrë shumë më të efektshme. Me blockchain, ne kemi një mënyrë të verifikueshme, të mbrojtur nga ndërhyrjet nga jashtë dhe të përhershme të regjistrimit të transaksioneve mes dy palëve.
A do të mundet Blockchain të revolucionarizoi Botën?
Sot për sot ekziston një entuziazëm i jashtëzakonshëm në botën e blockchain-it. Start-up të ndryshëm lindin çdo ditë në Blockchain. Shumë njerëz e krahasojnë këtë zhvillim, me revolucionin e Internetit të fillim-viteve të ’90-a, ku kompanitë garonin të përfitonin nga fuqia e këtij zbulimi revolucionar (Interneti).
Megjithatë, disa hedhin dyshime në aftësinë e blockchain-it se ai do të arrijë të revolucionarizoi botën ose jo. “Është shumë larg që të arrihet një gjë e tillë” – mendojnë ata.
Disa të tjerë paraqesin problemet në lidhje me sigurinë jashtë blockchain-it, duke potencuar rastin famëkeq të Mt. Gox të vitit 2014, i cili ishte hakuar dhe njerëzit kishin humbur miliona dollar në Bitcoin.
Disa të tjerë theksojnë historinë e zhvillimit të teknologjisë. Pas çdo zhvillimi teknologjik, është nevojitur që të bëhen edhe ndryshimet e nevojshme në qeverisje, organizim dhe ndryshime sociale për t’i hapur rrugë atij zhvillimi.
Me një zhvillim të këtillë siç është teknologjia blockchain, numër i madh i institucioneve moderne do të zëvendësohen nga blockchain pasi ai të funksionalizohet plotësisht.
Ashtu siç e sqaron “Business Review” e Harwardit, “do të ishte gabim të ngutemi në implementimin e kësaj teknologjie para se t’a kuptojmë saktësisht se si do të funksionoi ajo”.
Teknologjia prapa blockchain-it
Kemi thënë më herët që blockchain është një regjistër digjital i shpërndarë dhe se është një rrjetë nga pika në pikë e cila shtrihet mbi Internet.
Decentralizimi
Një nga tiparet kryesore të kësaj teknologjie është të qenit e sajë një bazë e të dhënave që është e shpërndarë. Është e decentralizuar. Baza e të dhënave ndodhet në shumë kopje dhe ruhet në shumë kompjuterë. Të gjitha këto kopje janë identike. Kompjuterët apo pikat (nodes), së bashku e formojnë një rrjetë e cila njihet si rrjetë point-to-point (nga pika në pikë), që do të thotë që nuk ekziston një server qendrorë apo një bazë qendrore e të dhënave.
Sot, organizatat mirëmbajnë serverë dhe baza të dhënash qendrore, ku ata i mbajnë të gjitha shënimet e tyre. Kjo i bënë këta serverë një objektiv shumë të dëshiruar dhe fitimprurës për hakerët. Blockchain-i i decentralizon të dhënat dhe i bënë ato publike por të enkriptuara. Shumë njerëz mendojnë që kjo i mbron ato të dhëna nga ndryshimet.
Kur ndodhë një transaksion në blockchain, të dhënat për atë transaksion duhet të dërgohet tek të gjithë kompjuterët në rrjetë. Kjo e bën që blockchain të jetë çdoherë e përditësuar sikur të ishte një regjistër i madh botëror. Në vend të që kemi disa regjistra kontradiktorë, kemi vetëm një version “të së vërtetës”.
Nënshkrimi digjital
Një tjetër tipar kryesor i blockchain-it është ajo që çdo transaksioni aty i shtohet një nënshkrim digjital duke përdorur kriptografinë e çelësit publik. Kriptografia e çelësit publik përfshinë përdorimin e dy çelësave – një çelës publik dhe një privat. Çelësi publik përdoret për të nënshkruar dhe enkriptuara mesazhet e dërguara, dhe këtë çelës mund ta shoh çdonjëri.
Megjithatë, vetëm pranuesi i mesazhit e ka çelësin privat, që do të thotë që vetëm pranuesi i mesazhit mund ta deshifroi transaksionin. Çelësat publik përdoren jo vetëm për të enkriptuara mesazhet: ato përdorën gjithashtu për autentikim.
Blloqet e transaksioneve
Arsyeja pse quhet blockchain është sepse ai është një zinxhir (chain) i blloqeve (block).
Secili bllok në blockchain mban në vete një listë me transaksione. Secili bllok po ashtu mban një heder (pjesën e epërmet) të bllokut. Hederët përmbajnë tre grupe të metadata (të dhëna teknike), duke përfshirë
– të dhënat për strukturën e transaksioneve në bllok;
– të dhënat për kohën dhe të dhënat e algoritmit për dëshminë për punën (proof-of-work); dhe
– një referencë për bllokun paraprak.
Përmes këtyre tre lloje të metadata, secili bllok lidhet me bllokun paraprak, nga edhe e merr emrin blockchain – zinxhirë i blloqeve.
Minimi
Me siguri keni dëgjuar për minimin e Bitcoin-it. Kjo është krejt ndryshe nga minimi tradicional.
Minimi, në Bitcoin, është procesi përmes së cilit krijohen blloqet e reja në blockchain. Tek Bitcoin, çdo 10 minuta minohet një bllok i ri. Disa kripto-valuta të tjera e formojnë bllokun më shpejtë, kurse disa të tjera më ngadalë. Me rëndësi është, të dimë që një transaksion në Bitcoin merr më së shumti 10 minuta për tu proceduar.
Përmes minimit vërtetohet secili transaksion në blockchain. Për të përmbushur këtë detyrë, minatori (kompjuteri apo procesori i cili e bën minimin – ang. Miner) duhet të zgjidhë një ekuacion të vështirë matematikor. Këto ekuacione kërkojnë fuqi të jashtëzakonshme kompjuterike për tu zgjidhur.
Që nga paraqitja e parë e Bitcoin-it, vështirësia e zgjidhjes së këtyre problemeve matematikore (enigmë) është rritur në mënyrë eksponenciale, që do të thotë çdo herë e më shumë fuqi procesorike.
Në mënyrë që ta vendosim fuqinë kompjuterike në perspektivë, themi që minatorët (miners) kanë qenë dashur t’i provojnë 450 mijë trilion zgjidhje për sekondë për të zgjidhur enigmën – dhe kjo ishte në Tetor të 2015-tës siç raporton “The Economist”.
Minatorët pranojnë një shumë të Bitcoin për secilin bllok të zgjidhur, si dhe një shumë (Bitcoin) si formë tarife për të gjitha transaksionet në atë bllok.
Tag:bitcoin, blockchain, crypto, ether, ethereum, historia, smart kontrata