Kush e zbuloi Blockchain-in? Kush është Satoshi Nakamoto?
Teknologjia Blockchain, për herë të parë është prezantuar përmes një letre të publikuar në darkweb, nga Satoshi Nakamoto, e titulluar “Bitcoin: A Peer-to-Peer Electronic Cash System” (Bitcoin: Një Sistem i parasë elektronike pa ndërmjetësues). Në atë letër, Satoshi i shpjegon bazat e teknologjisë Blockchain. Të gjitha inovacionet e teknologjisë Blockchain mund t’i atribuohen Satoshi Nakomoto-s. Ai është zbuluesi i Blockchain-it dhe i Bitcoin-it.
Kush është Satoshi Nakomoto? Askush nuk e di me të vërtetë. “Ai” mund të jetë një Japonez. Ose mund të jetë një grup i individëve. Satoshi u shkëput nga zhvillimi i Bitcoin-it dhe Blockchain-it dhe në Prill të vitit 2011 u zhduk për të mos u paraqitur më, edhe pse ai nuk kishte kontribuar në zhvillimin e Bitcoin-it që nga Dhjetori i 2010-ës.
Në vijim do të paraqesim disa gjëra që i dijmë, apo që mendojmë që i dijmë, përreth shpikësit misterioz të Blockchain-it:
Në kohën e publikimit të Bitcoin-it, Nakamoto deklarohet që është Japonez i lindur me 5 Prill 1975.
Megjithatë, shumica besojnë që shfrytëzimi i një emri tradicional Japonez ishte një grackë; shumica e hulumtueseve të identitetit të Nakamoto-s ishin fokusuar në ekspertët e kriptografisë dhe të shkencave kompjuterike të cilët jetojnë jashtë Japonisë – shumica në SHBA dhe Evropë.
Pse njerëzit besojnë që Nakamoto nuk është Japonez? Një arsye e fortë është sepse ai gjatë shkrimeve të tija në komunikimet online kishte përdorur një Anglishte të përkryer; shumë njerëz mendojnë që ai është Britanez apo Australian pasi ai, gjatë shkrimeve të tija nëpër forume, kishte përdorur idioma të Anglishtes Britanike si “bloody hard” e cila nuk është e zakonshme në Anglishten Amerikane.
Një tjetër e dhënë në lidhje me identifikimin e Nakamoto-s është edhe koha kur ai ishte aktiv në këto forume. Gjatë analizimit të kohës së postimeve të Nakamoto-s, hulumtuesit kishin gjetur që ai nuk postonte gjatë disa orëve të caktuara të ditës. Duke u bazuar në këto të dhëna, ishte besuar që Nakamoto jeton në zonën kohore të lindjes apo të qendrës. Kjo e ngushton lokacionin e tij në Amerikën Veriore, Qendrore apo atë Jugore (duke llogaritur që ai thjeshtë është një njeri dhe ka nevojë për gjumë).
Zbulimi i parë “i madh” për zbulimin e Satoshi Nakamoto-s ka ndodhur në 2015-tën, kur hetimet paralele nga wired.com dhe gizmodo.com zbuluan që programeri Australian Craig Steven Wright mund të jetë zbuluesi i Bitcoin-it. Në Maj të 2016-tës deklaron në BBC që ai është Satoshi Nakamoto, mirëpo ai nuk kishte ofruar ndonjë provë për këtë. Megjithatë disa besojnë fuqishëm që ai është Satoshi Nakamoto, edhe pse shumica nuk e besojnë këtë dhe mendojnë që ai ka dalë vetëm sa për të fituar famë.
Njerëz të tjerë për të cilët është menduar të jenë Satoshi Nakamoto përfshijnë Nick Szabo – një Amerikan me prejardhje Hungareze, një programer i shkëlqyer; Dorian Nakamoto – një burrë Japonez që jeton në Kaliforni, emri i lindjes i të cilit ishte Satoshi Nakamoto; dhe Hal Finney i cili jeton afër Dorian Nakamoto-s në Kaliforni.
Sot, disa madje mendojnë që Bitcoin është një konspiracion i madh qeveritar, dhe se Satoshi Nakamoto është një agjenci qeveritare.
Kushdo që është ai, është vlerësuar që ai posedon një milion Bitcoin.
Në fund të fundit, zbuluesi i teknologjisë së Blockchain-it mund edhe të mos zbulohet ndonjëherë, ose ai mund të jetë ndonjëri nga ata që i përmendëm më lartë. Derisa të zgjidhet ky mister, ai (misteri) do të luaj një rol mjaft interesant prapa mitit të Bitcoinit. Gjithsesi, Satoshi është miliarderi më misterioz në botë.