Shpenzo 30 sekonda falas TANI, Ose mijëra euro plus humbjen e shënimeve MË VONË!
Përsëri është ransomware-i që po bëhet njëri nga problemet më të mëdha për kompanitë në epokën digjitale. Për ata që kanë rënë viktimë e kësaj, kjo është e qartë, mirëpo ju të tjerët jeni vetëm 30 sekonda larg që të mbroheni. Ransomwer-i është një “malware” i cili ua enkripton të dhënat në një mënyrë të sofistikuar me algoritmin e famshëm një-drejtimësh (one-way), që do të thotë që nuk ekziston ndonjë formë e dekriptimit te të dhënave pa pasur çelësin adekuat.
Në lidhje me ransomware-ët, statistikat, dëmet dhe se si funksionon në përgjithësi, mund t’i referoheni artikullit paraprak. Ky artikull është për atë, se si të vendosni edhe një shtresë të sigurisë që të mbroheni nga ransomware-ët.
Anti-ransomueri është një softuer të cilit nuk i nevojitet fuqi e madhe kompjuterike që të ekzekutohet, mirëpo objektiva dhe detyra që kryen është jashtëzakonisht e madhe. Bazuar në sjelljen e mijëra ransomware-ëve, kompani të besueshme krijuan programe mbrojtëse – pa pagesë – për t’u mbrojtur nga ransomware-ët. Këto nuk i zëvendësojnë programet anti-virus, por e bukura e saj është se ato mund të ekzekutohen paralelisht duke mos ndërhyrë në punët e njëra-tjetrës.
Ekzistojnë anti-ransomuer që mund t’i shkarkoni pa pagesë dhe të tjera që mund t’i blini me pak para. E shkarkoni dhe e ekzekutoni, nuk ka nevojë të instalohet.
Disa nga kompanitë të cilat i ofrojnë këto softuerë janë: Kaspersky, Bitdefender dhe ZoneAlarm.
Anti-virusët klasik bazohen në nënshkrim dhe gjejnë viruse/ransomware duke u bazuar në raportimet dhe nënshkrimet e vendosura më herët. Anti-virusët më të rinj përdorin “sand-boxing”[i] ose skanimin deduktiv për të analizuar sjelljen e shfrytëzuesit, ndryshimet e regjistrave, shërbimet që startohen automatikisht, monitorimi i shënimeve (log) etj. Skanimi deduktiv përdorë një grup rregullash, algoritme dhe komanda të cilat zakonisht përdorën nga ransomware-ët për t’u ekzekutuar dhe për t’u përhapur në rrjet. Ky skanim është më i sofistikuar se ai i bazuar në nënshkrim.
Anti-ransomueri detekton ransomware-in gjatë kohës që ai është në veprim. Po ashtu detekton ransomware-ët “zero-day”[ii], mirëpo disa skedarë mund edhe të enkriptohen derisa anti-ransomueri të vendosë nëse ky aktivitet është nga një ransomware ose jo.
Që mbrojtja të jetë edhe më e mirë, ekzistojnë versione me pagesë të anti-ransomuerëve të cilët ofrojnë disa veçori shtesë si: “back-up” në kohë reale, mbrojtje te të dhënave ose i ruan disa kopje te të dhënave tuaja në “cloud” ashtu që t’i kthej ato në rast të ndonjë incidenti (humbjes së tyre).
[i] Sandbox – një mekanizëm sigurie që ndanë programet e ekzekutuara nga njëra tjetra, ashtu që të mos përhapet një maluer apo virus. Zakonisht përdorët për të testuar programet nga burime të pa-testuar apo që nuk janë të besueshme.
[ii] Zero-day – quhet dita që kompania kupton për lëshimin që ka softueri i tyre. Deri atë ditë (derisa të rregullohet ai lëshim) hakerët kanë mund të përdorin lëshimin pa u hetuar.
Tag:bitdefender, encrypt, kaspersky, Ransomware, zonealarm