Si funksionojnë paratë virtuale?
Shumë njerëz shpesh i ngatërrojnë monedhat digjitale me kripto-monedhat, derisa në realitet ato janë të ndryshme. Është bërë e rëndësishme që të sqarojmë këtë dhe të dallojmë që ato janë të ndryshme, sidomos tani kurë të gjithë flasin për kripto-valutat.
Viti 2018 duket që do të jetë viti kurë të gjithë ata që kanë qasje në Internet do të investojnë në kripto-valuta duke shpresuar që të nxjerrin ndonjë profit.
ÇKA JANË MONEDHAT DIGJITALE DHE SI FUNKSIONOJNE ATO?
Ato janë monedha që nuk mund t’i prekim të cilat ekzistojnë në formë të numrave digjital. Në fakt, ato përbëjnë 90% të parave në qarkullim në tërë globin. E keni parë ndonjëherë se si duken 1 miliard Euro në monedha të prekshme? Po besojmë që nuk i keni parë.
Monedhat digjitale përbëjnë 90% të parave në qarkullim në tërë globin.
Prapë se prapë, ju i shihni këto se si lëvizin nga njëra llogari në tjetrën në formë të numrave. Të gjitha paratë të cilat nuk ekzistojnë si para të shtypura fizikisht, njihen si para digjitale. Nëse ju nuk mund t’i prekni, atëherë ato janë në formën e tyre digjitale. Natyrisht, ato mund të konvertohen në para të prekshme dhe të përdorën për transaksione të ndryshme.
Pra, çdo herë që transferoni para përmes bankës, pranoni apo dërgoni para përmes kartelës suaj të debitit apo kreditore, përmes PayPal apo Google Wallet e të tjera, ju në fakt jeni duke bërë transaksione me monedha digjitale.
Natyrisht, kjo ka mundësuar dërgimin dhe pranimin e pagesave anë e kënd botës, pa pengesa kufitare e shtetërore duke i kaluar këto barriera gjeografike e territoriale.
Ju, sot mund të lëshoni një faturë nga një skaj i botës dhe të paguhet ajo pa e parë apo takuar klientin dhe pa patur nevojë ta takosh atë fizikisht. Këtë e kanë mundësuar monedhat digjitale.
ÇKA THONI PËR KRIPTO-MONEDHAT? ÇKA JANË ATO?
Kripto-monedha është një nën-kategori e monedhave digjitale, apo thënë ndryshe kripto-valuta është një lloj i monedhave digjitale. Monedha digjitale është një term më i gjerë i cili i përfshinë të gjitha monedhat që nuk mund t’i prekim, ndërsa kripto-monedha është një lloj specifik i monedhave digjitale e cila karakterizohet me privatësi, decentralizim dhe me enkriptim.
Të gjitha kripto-valutat janë para digjitale, ndërsa jo të gjitha paratë digjitale janë kriptovaluta.
Këto zakonisht vijnë në formë të monedhave, platformave dhe shërbimeve. Bitcoin, sot për sot, është kriptovaluta liderë në botë, e ndjekur nga të tjerat të cilat quhen monedha alternative (altcoins), siç janë Ethereum, Bitcoin Cash, Litecoin, Ripple, IOTA e shumë e shumë të tjera.
Prapa këtyre kripto-valutave nuk qëndron ndonjë institucion që t’i rregulloi apo monitoroi. Mos monitorimi i tyre do të thotë që ato lehtë edhe mund të zhduken apo edhe të përdorën për qëllime të jashtë-ligjshme.
Kripto-valutat kryesisht gjenerohen dhe shkëmbehen përmes përdorimit të teknologjisë e cila njihet si Blockchain dhe regjistër i decentralizuar. Ekzistojnë edhe teknologji të tjera, mirëpo Blockchain është kryesorja të cilin e përdorin shumica e kripto-valutave. Kjo synon që energjinë elektrike dhe të dhënat t’i shndërroi në monedha me vlerë të cilat pastaj mund të shkëmbehen apo tregtohen.
Për shkak se kripto-valutat janë në fillesat e saja, tregu është mjaft i paqëndrueshëm. Kjo nënkupton që ka shumë lëvizje të madhe të çmimit të tyre. Paqartësia nëse këto do t’i zëvendësojnë paratë e letrës apo jo dhe spekulimet, e determinojnë çmimin e tyre. Kjo i bën ato shumë të pa parashikueshme edhe si mjet për shkëmbim po ashtu edhe për investime.
Mirëpo, kjo nuk i ka ndaluar njerëzit që të futen në botën e kripto-valutave me shpresën që të përfitojnë, duke u bazuar në ngritjen e madhe të vlerës së Bitcoin-it, i cili kishte shkaktuar ngritje të vlerës edhe tek kriptovalutat alternative.
Pra, për fund themi që kripto-valutat janë para digjitale, ndërsa jo të gjitha paratë digjitale janë kriptovaluta.
Tag:bitcoin, blockchain, digjitale, kripto, monedha