Smart kontratat
Termi “Smart Kontratë“ për herë të parë është përdorur në vitin 1996 nga Nick Szabo. Kjo është shpjeguar si: “një protokoll kompjuterik, i cili përdoret për qëllim lehtësimi, verifikimi apo detyrimin e zbatimit të një marrëveshjeje apo përmbushjen e një kontrate”.
Smart kontratat e sotme janë pak më ndryshe nga ky përkufizim. Ajo mund të mendohet si një kod kompjuterik i cili vepron në mënyrë autonome dhe të pavarur, i cili vepron në një rrjetë të decentralizuar dhe është i aftë të pranoi, transferoi dhe të ruaj para.
Le ta shtjellojmë këtë definicion të ri pjesë-pjesë:
- Kod kompjuterik – kjo nënkuptohet edhe nga vet emërtimi, por është e rëndësishme të mbahet në mend. Fakti që është vetëm një kod kompjuterik, nënkupton që ai nuk mund të bëjë gabime (gabime mund të bën programeri e jo programi). Gjithashtu, përderisa ky është një kod kompjuterik, rezultati për çdo veprim/ekzekutim është komplet i parashikueshëm. Ai nuk mund të ikë me paratë e tuaja apo të jetë i njëanshëm si njeriu.
- Autonom – kjo tregon që ajo vepron vetëm në bazë të kodin, ashtu siç është programuar, dhe e mirëmban bilancin (në Ether).
- Pavarur – kjo nënkupton që ajo është e pavarur dhe nuk e ka një pronarë dhe askush nuk mundet (i vetëm) ta kontrolloj apo ndryshoj atë.
- Ekzekutohet në një rrjetë të Decentralizuar – decentralizimi është masa më e rëndësishme e sigurisë e cila i bën smart kontratat aq të fuqishme, siç përshkruhen ato. Në një rrjetë të centralizuar, kushdo që e kontrollon mjedisin e kodit që ekzekutohet mund të manipuloi vet kodin i cili ekzekutohet. Tek rrjetat e decentralizuara manipulimi është i pamundur, pasi ju mund ta ndryshoni kodin i cili ndodhet në ambientin tuaj, por jo edhe të pikave të tjera të panumërta që ndodhen të skajin tjetër të globit, dhe në fund do të fitoj kodi origjinal.
Decentralizimi nënkupton që kodi nuk ekzekutohet vetëm në një kompjuter, por ekzekutohet në një rrjetë të hapur të kompjuterëve ku secili mund të ekzekutoi dhe ta verifikoi kodin në mënyrë të pavarur. Në këtë rast, Ethereumi, është ambienti i ekzekutimit, mirëpo mund të jetë çfarëdo blockchaini i cili mundëson ekzekutimin e kontratave smart. Me fjalë të tjera, mjedisi ekzekutues i decentralizuar është e rëndësishme që kontratat smart të jenë imune ndaj manipulimeve nga disa nga pronarët e sistemit. Kjo e bën këtë sistem të pandalshëm dhe shumë më rezistente ndaj sulmeve.
Aftësia për të pranuar, transferuar dhe ruajtur paratë, si pjesë e funksionalitetit të sajë, smart kontratat duhet të jenë në gjendje të detyrojnë shfrytëzuesit që të zbatohen kushtet e kontratës. Zbatimi i kontratave smart, financiarisht arrihet nga vet kontrata, prandaj kjo duhet të rregullohet nga kodi kompjuterik. Për dallim nga paratë aktuale, kriptovalutat ekzistojnë tërësisht në kod, prandaj edhe mund të programohen. Përdorimi i kriptovalutave (si Ether-i në këtë rast), ka mundësuar që smart kontratat të jenë në gjendje të menaxhojnë llogaritë e veta dhe të trajtojnë transaksione komplekse financiare të cilat e eliminojnë nevojën që këto të kryhen përmes një personi të tretë (ndërmjetësues) duke siguruar zbatimin e të gjitha kushteve të kontratës.
Si përfundim, mund të themi që smart kontratat janë një mënyrë e re për njerëzit që të kryejnë dhe të menaxhojnë çfarëdo sistemi financiar (direkt apo indirekt financiar), pa pasur nevojë të shkohet përmes një pale të tretë, duke mundësuar kështu lindjen e një sistemi më pak të kushtueshëm, pa pasur nevojë t’i besohet palës tjetër dhe shumë aplikime apo shërbime të tjera, të cilat nuk kanë të ndalur.
Tag:blockchain, ethereum, kontrata, smart