VPN më të mirë për të mbrojtur privatësinë
Pika të qasjes (Access point) për Internet tashmë mund të gjenden kudo; në kafene, restorante, hotele, aeroporte, etj. Zonat me Wi-Fi janë të përshtatshme dhe gjithnjë e më të zakonshme, por gjithashtu ato bartin edhe rreziqet e tyre në aspektin e sigurisë dhe të privatësisë.
Kur lidheni me një qasje publike Wi-Fi, mund të ndodhë që nuk do të keni nevojë të futni as edhe një fjalëkalim për t’u kyçur në atë rrjet. Nëse nuk futni një fjalëkalim, do të thotë që ai rrjet nuk përdorë enkriptim, i cili, nga ana tjetër, është i barabartë me një lidhje të lënë të hapur për monitorim. Por, edhe nëse do të shënoni fjalëkalimin, ai do të jetë 8 njëshe, ose 8 dyshe, apo ngjashëm. Kjo nënkupton një enkriptim shumë të dobët.
Nga ana tjetër sulmet nga hakerët, duke përfshirë sulmet “men-in-the-middle” (njeri në mes), përpjekjet për mashtrim, dhe të tjera, për të vjedhur informacionet e juaja personale dhe ato të lidhura me biznesin tuaj janë gjithnjë e më të shpeshta.
Kështu që sa herë të lidheni me një rrjet publik, duhet të keni parasysh që ju i jeni ekspozuar një rreziku të madh, që do të thotë që dikush mund t’u vjedhë fjalëkalimin e llogarisë tuaj, apo të dhënat e kredit kartelës tuaj nëse e përdorni atë për të bërë ndonjë pagesë online.
Për fat të mirë, ju mund të mbroni këto të dhëna duke përdorur një VPN të sigurt. Ne do të listojmë disa nga VPN-ët më të mirë për pikat e qasjes në Wi-Fi publike për të mbrojtur privatësinë tuaj gjatë shfrytëzimit të tyre.
VPN, në anglisht do të thotë “Virtual Private Network”, që në shqip ka kuptimin e një Rrjeti Virtual Privat. Kur ju përdorni një VPN, ju në fakt kyçeni në Internet përmes një prej serverëve VPN. Në këtë mënyrë, trafiku i pajisjes suaj është i enkriptuar (i koduar), duke u mbrojtur nga disa nga kërcënimet e sigurisë që vijnë nga pikat e qasjes publike Wi-Fi.
Duke përfituar nga mbrojtja që ofron një rrjet VPN, përdoruesit e kompjuterit dhe pajisjeve mobile mund t’i mbajnë aktivitetet e tyre në internet të sigurta nga përgjimet.
Përveç ofrimit të privatësisë gjatë shfletimit në Internet, VPN gjithashtu mund të rrisë shtrirjen tuaj globale duke siguruar qasje në shfaqjet televizive të preferuara që zakonisht mund të jenë të bllokuara (ndaluara) gjeografikisht – të tilla si Netflix, YouTube Kids, etj. apo përmbajtje tjetër të ndaluar për lokacionin (shtetin) ku ndodheni.
Megjithatë, jo të gjithë VPN-të janë të njëjtë. Disa janë shumë më të shpejtë se disa të tjerë – e që është një pikë shumë me rëndësi për t’u marrë në konsideratë, disa kanë lëshime në privatësi, dhe të tjerët nuk do të funksionojnë me shërbimet tuaja të preferuara të transmetimit.
VPN-ët më të mirë për pikat e qasjes Wi-Fi janë ato që ofrojnë nivel të lartë të sigurisë, ndërsa ofrojnë serverë të shpejtë dhe mbulueshmëri të mirë, si dhe aplikacione të lehta për t’u përdorur. Nga një numër i madh opsionesh VPN, ne kemi listuar vetëm disa dhe kemi zgjedhur vetëm VPN-të që ofrojnë shërbimet si më poshtë:
- Nivelin më të lartë të sigurisë në enkriptim.
- Siguri shtesë – siç është mbrojtja nga rrjedhja e të dhënave DNS.
- Politikë të mos ruajtjes së regjistrave me të dhëna personale, për të mbrojtur privatësinë tuaj.
- Serverë të shpejtë dhe të besueshëm për shfletim, transmetim, dhe video-thirrje.
- Një rrjet serverësh të shpërndarë në dhjetëra vende të ndryshme të botës.
- Mbështetje për klientët, duke ofruar edhe bisedë të drejtpërdrejtë (live chat).
- Aplikacione të lehta për përdorim nga përdoruesit e kompjuterëve desktop dhe në celular.
Në vazhdim mund të lexoni një përmbledhje të shpejtë të 5 VPN-ve më të mirë për pikat e qasjes Wi-Fi.
Është kompani me bazë në Panama, e cila ofron shërbime VPN që vlerësohet si më i mirë dhe më i shpejtë në këtë listë për qasje në Wi-Fi publike. Ka mbi 5600 serverë të sigurt të shpërndarë në të gjithë botën (Lista e vendeve) për zhbllokimin e përmbajtjeve që janë të bllokuara për lokacione të ndryshme gjeografike, si Netflix, Skype e të tjera.
Është i lehtë për t’u përdorur. Kur kyçeni në një Wi-Fi automatikisht lidhet përmes VPN-it, dhe ofron përkrahje të mirë: (Chat) 24/7, e-mail, si dhe një bazë të dhënash të njohurive. Ofron siguri me enkriptim dhe mbron privatësinë tuaj duke zbatuar një politikë që ndalon mbajtjen e evidencës, njëkohësisht ofron mundësi të pagesës me Visa, MasterCard dhe me kripto-valuta, si dhe përfshin një garanci prej 30 ditësh të kthimit të parave nëse nuk jeni të kënaqur me shërbimin.
NordVPN përdorë enkriptim të nivelit qeveritar AES 256-bit për t’u mbrojtur nga përgjuesit dhe nga hakerët, si dhe ofron mbrojtje nga rrjedha e të dhënave DNS. Gjithashtu ofron opsionin e lidhjes automatike[1], “kill switch”[2] dhe bllokim të “adware” dhe “malware”.
NordVPN mund ta përdorni në Windows, macOS, iOS, Android, Android TV, Amazon Fire dhe Linux. Me një blerje mund të përdorni njëkohësisht deri në 6 pajisje të ndryshme. Përveç kësaj ofron edhe shtesa për shfletuesit në ueb Chrome dhe Firefox.
Është opsion më i lirë se opsioni i parë dhe keni në dispozicion aplikacionet për iOS, Android, Android TV, Amazon, Linux, macOS, Windows, si dhe shtesa për shfletuesit në ueb Chrome dhe Firefox.
Surfshark ka shtuar numrin e serverëve që tani përfshin më shumë se 3200 serverë në 65 vende të ndryshme (Lista e vendeve) për të zhbllokuar përmbajtje të cilat janë të bllokuara në bazë gjeografike. Ofron aplikacione të lehta për përdorim, të cilët u mundësojnë të shikoni seritë e preferuara në Netflix, Amazon Prime Video, Disney+, etj.
Surfshark ofron numër të pakufizuar lidhjesh të njëkohshme, që është një mundësi e mirë për biznese me numër të madh të punëtorëve në terren, si dhe është mjaft i shpejtë[3] kur është fjala tek shkarkimi i skedarëve, komunikimi me video apo shikimi i tyre nga platforma të ndryshme si Netflix, apo gjatë lojërave online.
Sa i përket sigurisë, Surfshark ofron siguri me enkriptim të nivelit të bankave, “kill-switch” në të gjitha aplikacionet, “split tunneling”[4] dhe zbatim automatik të mbrojtjes VPN kur lidheni me një rrjet të pasigurt Wi-Fi.
Edhe pse si kompani është e vendosur në Ishujt e Virgjër Britanik, ky vend nuk i detyron kompanitë të mbajnë evidenca të përdorimit, kështu që nëse e përdorni këtë shërbim nuk do të mbeten gjurmë të përdorimit dhe privatësia e juaj do të mbrohet.
Shfrytëzuesit të cilët nuk kanë shumë përvojë me VPN, do të vlerësojnë shumë thjeshtësinë e përdorimit të aplikacioneve të CyberGhost, çoftë për Windows, Linux, Amazon Fire, Android, Android TV, macOS, iOS, si dhe të shtesave për Firefox dhe Chrome e po ashtu edhe për Ruter kur jeni në shtëpi apo në zyre. Këto shërbime mund t’i përdorni në 7 pajisje njëkohësisht dhe atë për 45 ditë sa është periudha e kthimit mbrapsht të pagesës – nëse nuk jeni i kënaqur me këto shërbime.
CyberGhost, e cila si kompani është e vendosur në Bukuresht të Rumanisë, ka mbi 6000 server në 90 vende të Botës (Lista e vendeve), të cilët janë të optimizuar për ndarje të skedarëve për shkarkime dhe për transmetime nga shërbime të ndryshme transmetimi anë e kënd botës.
Për të ofruar sigurinë maksimale CyberGhost ofron enkriptim AES 256-bit, mbrojtje nga rrjedhja e informatave DNS, “kill-switch” dhe ndalon mbajtjen e evidencës.
Është një shërbim VPN me serverë (rreth 100 sosh) të shpejtë për shfletim në ueb dhe për transmetim, me të cilën mund të siguroni deri në gjashtë pajisje njëkohësisht. Nëse jeni në kërkim të një shërbimi VPN për të shikuar filma në Netflix apo në Amazon Prime Video, apo të bëni video-komunikime atëherë PrivateVPN është një zgjidhje e mirë e cila ofron bandë transmetimi dhe shpejtësi të madhe.
Ajo që e dallon këtë nga shërbimet e tjera VPN është thjeshtësia e përdorimit, për të cilën edhe e rekomandojmë për fillestarët.
Serverët e PrivateVPN janë të vendosura në Suedi dhe në shtete të cilat nuk detyrojnë mbajtjen e të dhënave (log) private të trafikut. Privatësia mbrohet me një enkriptim AES 256-bit, mbrojtje të të dhënave DNS dhe funksionin “kill switch” që detyron shkëputje nga lidhja me Internetin në rast se ajo lidhje është e pa enkriptuar.
Mund të gjeni aplikacione për PrivateVPN për Windows, Mac, Android dhe iOS. Nëse doni ta përdorni këtë shërbim me Linux apo me ruter, duhet të bëni disa konfigurime manuale.
Është një zgjedhje tjetër e mirë për siguri gjatë përdorimit të rrjetave Wi-Fi publike, falë kombinimit të sigurisë dhe të shpejtësisë që ofron përmes mbi 3000 serverë të shpërndarë në 94 vende të Botës. Përmes ExpressVPN mund të siguroni deri në 5 pajisje njëkohësisht.
Ofron aplikacion për iOS, macOS, Android, Android TV, Windows, Amazon Fire, Chromebook, për platformat në Linux dhe shtesat për: Microsoft Edge, Google Chrome dhe Mozilla Firefox.
Sa i përket sigurisë, ExpressVPN përdorë enkriptim AES 256-bitësh, mbrojtje nga lëshimet në DNS dhe IPv6, një “kill switch” dhe “split-tunneling” si dhe politikë të mos ruajtjes së evidencës – për të mbrojtur privatësinë e shfrytëzuesve. Në këtë listë renditet e fundit për shkak të çmimit më të lartë.
Përfundimi
Përdorimi i një aplikacioni VPN në ditët tona është më se i domosdoshëm për të ruajtur privatësinë – që është një e drejtë elementare. Ne u rekomandojmë të përdorni një VPN, jo vetëm kur lidheni me një Wi-Fi publike, por të përdorni atë gjatë gjithë kohës.
Për t’u ikur shpenzimeve, njerëzit instalojnë aplikacione VPN të cilat i marrin falas në Internet. Ne NUK ua rekomandojmë këtë. E para, këto shërbime VPN janë shumë më të ngadalshme, dhe nuk janë edhe aq të sigurta. Kur kemi folur për shërbimet VPN më lartë në këtë artikull, dy cilësi kanë bërë diferencën: siguria dhe shpejtësia, të cilat nuk do i hasni në aplikacionet që mund t’i gjeni falas. Përveç kësaj, aplikacionet VPN që mund t’i merrni falas janë të njohura të gjurmojnë aktivitetet e juaja, të cilat pastaj i shesin tek firmat e ndryshme marketingu.
[1] Auto-reconnect – është një opsion që u lidhë me një server tjetër të sigurt menjëherë pasi lidhja e mëparshme e sigurt u dështon, dhe kjo bëhet pa e vërejtur shfrytëzuesi. Për një lidhje edhe më optimale, këtë opsion mund ta kombinoni me opsionin “kill-switch”
[2] Kill-switch – mbrojtja përmes këtij opsioni të VPN nënkupton që në rast që VPN dështon, për çfarëdo arsye, lidhja juaj me Internet-in do të ndërpritet ashtu që në asnjë moment ju të mos ekspozoni të dhënat e juaja të pa-enkriptuara. Disa ofertues e ofrojnë këtë në kombinim me opsionin tjetër “Auto-reconnect”.
[3] Kjo natyrisht varet shumë nga shpejtësia e lidhjes Wi-Fi.
[4] Split tunneling – është një veçori e VPN-it, e cila trafikun e ndanë në dy pjesë, një pjesë e enkripton dhe tjetrën e lenë të hapur. Më gjerësisht do të flasim në një artikull tjetër.