Hyrje
IPv4, ose Protokolli i Internetit (ang. Internet Protocol – IP) versioni 4, është një set rregullash që pajiset i përdorin për të komunikuar në një rrjet. Në kontekstin e internetit, pajisjet mund të jenë çfarëdo nga kompjuterët dhe telefonat inteligjentë (ang. smart) deri te serverët dhe Ruterët. Një adresë IPv4 është një etiketë numerike e caktuar për çdo pajisje që merr pjesë në një rrjet kompjuterik që përdor Protokollin e Internetit (IP) për komunikim.