Qëllimi i Adresave IPv4
- Identifikimi: Çdo pajisje e lidhur në një rrjet ka nevojë për një identifikues unik për të siguruar që të dhënat dërgohen në destinacionin e duhur. Adresat IPv4 shërbejnë si këta identifikues unik.
- Rutimi: Rrjetet përdorin Ruterë për të menaxhuar qarkullimin e të dhënave nga një pajisje tek tjetra. Çdo Ruter përdor adresën IPv4 për të vendosur se ku t’i dërgojë paketat e të dhënave.
- Informacioni për Lokacionin: Pjesa e parë e një adrese IPv4 (në shembull, `192.168`) zakonisht tregon rrjetin në të cilin pajisja i takon, dhe pjesa e fundit (`1.1`) specifikon pajisjen specifike brenda atij rrjeti. Për këtë do të flasim më vonë kur të i shpjegojmë Subnet-maskat.